RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Fatlum Zhuta trimfon në Sarajevë

1 min read

Boksieri nga Struga, Fatlum Zhuta (75kg), ka arritur të ngritët në piedestalin ma të lartë në turnirin e fuqishëm të boksit “Hakija Turajlic”, që është duke u zhvilluar në Sarajevë. Deri te medalja e artë, boksieri shqiptar, ka ardhur pasi në gjysmëfinale mposhti reprezentuesin nga Bosnja e Hercegovinë, Mirza Ajlic, me 3:0, ndërkohë që në finale ishte shumë më i mirë se Kreshnik Niko nga Zvicra (9:3). “Jam shumë i kënaqur me rezultatin që e arrita në Bosnjë, pasi kjo më jep motiv shtesë që të vazhdoj me intensitet të lartë të përgatitem për Kampionatin evropian. Ndryshe, kundër kundërshtarëve të mi boksova në mënyrën më të mirë, mirëpo në takimin final pësova një lëndim në krah, që shpresoj se nuk do të jetë edhe aq serioze”, tha për Kosovaboxing.org”, Fatlum Zhuta.

Avdyl Salihu
4 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.