RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Faruk Shabani dorëzon luftën për shkak të lëndimit !

2 min read

Sport Palace Yunost, Zaporozhye, Ukrainë, 19.12.2009 – Faruk Shabani ka pësuar humbjen e dytë në karierë. Ai mbrëmë humbi nga Zaurbek Baysangurov me dorëzim në raund të pestë. Shabani nisi luftën mirë ku raundin e parë e mbylli në favor të tij por në tre raundet tjerë i takuan boksierit nga Rusia me preardhje nga Ceçenia.

Në një ambient madhështor të organizuar nga “K2 East Promotion” që promovohet nga vëllezërit Klitschko për shtetet ish-Sovjetike, ku nuk mungoi edhe prezenca e presidentit të Ceçenisë, Ramazan Kadirov i cili është pasionant i madh i boksit por edhe mik i vëllezërve Klitschko.

Shabani i cili ka zhvilluar katër ndeshje këtë vit, ku dy i ka fituar ndërsa dy i ka humbur është ndalur nga kampioni “WBA-Intercontinental” dhe i rankuari lartë në versionet EBU #1, WBA #7, WBC #12. Boksieri nga Prishtina ka kohë që ka problem me dorën e djathtë dhe ky lëndim i ka sjellur edhe humbjen e parë nga Italiani, Leonard Bundu në muajin Qershor të këtij viti. Nga kjo humbje që ka pësuar janë prishur marrdhënjet me klubin e tij të deritashëm Saurland Event. Ata e kanë kritikuar për humbjen e pësuar gjatë kësaj vere. Boksieri ynë i rikthye me një fitore tetë raundëshe por mbikqyrja e kampit nga Berlini nuk vazhdoi siç ishte më pare dhe ai detyrohet të luftoj në Ukrainë ku prapë i shfaqet lëndimi i njejtë ku Shabani nuk i ishte i denjë për këtë luftë. Nga presioni i klubit të mëparshëm dhe mospërkrahaja ai pëson humbjen e dytë.

Mbetemi me shpresë se boksieri ynë do të rikthehet aty ku u gjend më parë në ranklistat europiane dhe botërore dhe besojmë që Shabani të gjejë qetësinë, forcën dhe sanimin e lëndimit për tu rikthyer sa më parë në majen e boksit botërorë. Ai mbetet shpresë e madhe e boksit shqiptar ku rezultate kulminante të këtij boksieri nuk do të mungojnë në të ardhmen.

Artan Vërbica
19 Dhjetor 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.