RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Familja Zeka merr sërish udhëheqjen e klubit të boksit Peja

2 min read

nexhi zekaSukseset e klubit të boksit Peja, pas luftës ishin të mëdha ku disa herë arritën të dalin kampion të Kosovës. Por, me emërimin për kryetar të Bekë Zekës me 2004, klubi i boksit Peja pati jehonën më të madhe në boksin e Kosovës. Sukseset nga ky vit tregon ku Peja nga viti 2004 deri 2007 arriti katër herë radhazi të dal kampion i Kosovës. Kjo periudhë u quajt e artë pasi boksi pejan solli disa emra të mëdhenj dhe kampion në boksin amator, por më pastaj edhe në boksin profesionist, si Usama Zeqiri, Edi Faruk Gavrani, Disarjot Gashi, Blerim Krasniqi, Ajdin Daci, Bekim Gogi, Nazif Pushka, Shpëtim Shala, Hysen Gashi etj. Kontribut të madh dhanë edhe personalitete të njohur të boksit pejan si, Agim Idrizi, Flurim Berisha dhe Faruk Kaliqani. I gjithë ky suksesë duhet atribuar edhe trajnerit Ahmet Shala që punoi me zellë ato vite.

Tani është një personalitet tjetër që vjen në krye të klubit të boksit Peja, ai është djali i Bekë Zekës, Nexhi Zeka i cili ka bërë të mundur edhe boksin profesionist në Kosovë. “Më janë lutur e gjithë kryesia që ne të rikthehemi si familje për ta ndihmuar klubin e boksit Peja, dhe e pranova me shumë dëshirë sepse klubi i Pejës po kalon në një krizë financiare dhe e ndjej si obligim për ti ndihmuar” theksoi Nexhi Zeka për Kosova Boxing.

“Javën e ardhshme do të mbajmë mbledhjen e parë ku do ti ndajm përgjegjësitë dhe kompetencat ku do të formohet kryesia e re” tha në fund Zeka.

Kosovaboxing.org
24 shkurt 2015 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.