RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Fabiana Bytyqi mbron titullin e botës për të reja “WBC Youth”, këtë të shtunë

2 min read

Fabiana Bytyqi do të mbroj titullin kampionit të botës për të reja “WBC Youth” në Magdeburg të Gjermanisë këtë të shtunë me 30 shtator.

Bytyqi (10-0, 3 KO) për kundërshtare do të ketë boksieren nga Venezuela, Luisana Bolivar (4-4-0, 1 KO). Për 21-vjeçaren, kjo do të jetë mbrojtja e tretë e titullit të vlefshëm të “WBC Youth”.

Bolivar do të jetë kundërshtare mjaft e denjë për Bytyqin. Ajo ka boksuar me shumë boksiere të forta si gjermanen Tina Rupprecht për titullin botëror “IBO Intercontinental” në kategorinë mizë, duke pësuar me vendim unanim. Pra, Bolivar do të sfidoj Fabianën, por shpresojmë që boksierja jonë me trajnerin e saj, Lukas Konecny kanë arritur ti kuptojnë mangësitë e boksierës nga Venezuela.

Fabiana Bytyqi titullin “WBC Youth” e fitoj vitin e kaluar me 5 mars 2016 në Pilsen të Çekisë, duke e mposhtur bullgaren Teodora Bacheva me vendim unanim pas 10-raundeve. I mbeti borgj bullgarja Bacheva duke mos e kënaqur fitorja me pikë. Për këtë arsye boksoi përsëri me te në revansh me 25 qershor 2016 në Usti Nad Labem të Çekisë duke e mposhtur me ndërprerje në raund të shtatë. Mbrojtjen e dytë të titullit “WBC Youth” e zhvilloi me 19 nëntor në Karlovu Vary të Çekisë, të vitit të kaluar për të përmbyllur një vit mjaft të sukseshëm. Ajo shënoi fitore bindëse me vendim unanim ndaj afrikanës nga Tanzania, Halima Vunjabei me vendim unanim pas 10-raundeve.

Edhe vitin 2017 e filloi mirë, ku me 11 mars në kryeqytetin e Çekisë zhvilloi një meç në dhjetë raunde me rusen, Evgeniya Zablotaskaya, duke e mposhtur me vendim unanim.

Tani, po e mbron titullin e botës për herë të parë në Gjermani. Dhe kjo do të jetë edhe një përvojë tjetër për te duke boksuar në nivel të lartë edhe jashtë vendit të saj. Por, në Gjermani do të ketë përkrahje më të madhe nga shqiptarët.

Kosova Boxing do të udhëtoj drejt Gjermanisë për të përkrahur boksieren tonë si gjithmonë. Agjencioni ynë nga afër ka përcjellur dhe përkrahur disa herë këto dy vite.

Artan Vërbica
27 shtator 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.