RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Fabiana Bytyqi dhe Elvis Hetemi paraqitën këtë fundjavë në Leipzig të Gjermanisë

1 min read

Fabiana Bytyqi dhe Elvis Hetemi do të paraqitën këtë fundjavë me 9 qershor në Leipzig të Gjermanisë. Të dy boksierët do të kenë meçe me nga gjashtë raunde.

Bytyqi (12-0, 4 KO) përballë do të ketë boksierën gjeorgjiane, Teona Pirosmanshvili (2-3-0, 2 KO). Në këtë meç pritet që Fabiana të shënoj fitoren e trembëdhjetë duke ecur drejt suksesve të tjera.

Po atë mbrëmje do të paraqitet edhe Elvis Hetemi. Hetemi (10-1, 8 KO) përballë do të ketë gjermanin Stephane Tchamba (2-0, 2 KO). Ky duel vjen për Hetemin pas më pak se dy muaj që kur pësoi humbje të papritur nga ukrainasi Roman Shkarupa me nakaut në sekondat e fundit të raundit të dytë. Humbja befasuese e Hetemit ndaj Shkarupa ishte momentale, ai nuk do ta qanë atë meç, mirëpo do të kërkoj cakun e suksesit.

www.kosovaboxing.org
6 qershor 2018 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.