RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Exclusive: Nuri Seferi në muajin Shtator bokson në Prishtinë

3 min read

Prishtinë, 22 Prill 2010 -Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar, Nuri Seferi ka vizituar Kosovën. Arsyeja e vizitës së tij ka qenë për të kontaktuar disa zyrtar afarist dhe për të shiquar nga afër zhvillimet e fundit të boksit tonë. Kosovaboxing.org me kënaqësi takoi boksierin tonë dhe zhvilluam një intervistë të përafërt. Ai na tergoi për synimet e tij për vitin 2010.

Kosovaboxing.org: Mirë se na ke ardh në Kosovë, si jeni?
Nuri Seferi: Mirë se ju gjejë, mirë ndjehem gjithëmonë në Kosovë.

Kosovaboxing.org: Kemi ndëgjuar se keni ardh për disa negociata për një duel të mundshëm në Prishtinë?
Nuri Seferi: Dëshira ime e kahmotshme është t`a zhvilloj një duel në Prishtinë. Po mendoj ka fundi i muajit Shtator të zhvilloj një duel këtu. Lufta do të jetë për titullin WBC-Mediteran ose WBC-Intercontinental, do të shofim.

Kosovaboxing.org: Vitin e kaluar fituat titullin WBC-Mediteran. Ky titull është mjaft i rrespektuar. Sa të ka dhënë shtytje ky titull?
Nuri Seferi: Po është në pronësi timin dhe e kam këtë mundësi tani t`a mbroj në Kosovë, mirpo synoj tituj edhe më shumë, atë kryesorin të WBC-së, që të bëhem kampion bote.

Kosovaboxing.org: Kush do të jetë kundërshtari, nëse nuk është sekret?
Nuri Seferi: Jam në bisedime me boshnjakun nga Novi Pazari, Enad Liçina. Nëse nuk boksoj me të në Austri në muajin Qershor, atëhere do t`i bëjë ftesë për Kosovë, mirpo nuk i dihet. Nëse nuk do ai, atëhere sigurisht që do të jetë njëri nga Top-15 në WBC.

Kosovaboxing.org: Ka qenë e paraparë që muajin e kaluar të zhvilloni një duel në parameç Klitschko dhe Chambers. Pse nuk u realizua ky meç?
Nuri Seferi: Deri dhjetë ditë para meçit më ishte thënë që do të boksoj në dhjetë raunde apo për ndonjë titull, kundër një kundërshtari të fortë amerikan. Por në çastet e fundit me caktuan gjermanin Andreas Gunther, në një meç për katër raunde. Unë nuk jam boksier që luftoj në katër raunde dhe me një kundërshtar të till.

Kosovaboxing.org: Menagjeri i Klitschkove, Tom Lofler ju ka ftuar sërish që të boksoni në Gelsenkirchen në Schalke Arena, në parameç të Vitali Klitschko dhe Albert Sosnovski. A do ta pranoni?
Nuri Seferi: Kam kërkuar që të më caktohet një kundërshtar i fortë dhe dueli të jetë tetë ose dhjetë raunde. Besoj që do të boksoj me afrikanin me nënshtetësi angleze, Ola Afolabi, i cili boksoi vitin e kaluar për titull bote me Marco Huck. Për pesë ditë do të dihet definitivisht, mirpo i kam paralajmëruar se nuk boksoj me çdo kend.

Kosovaboxing.org: Sa duele parashihni të zhvilloni këtë vit ?
Nuri Seferi: Besoj të zhvilloj katër ose pesë. Në Gjermani tash në muajin Maj, në Qershor në Austri, në Shtator në Kosovë dhe në fundvit do të kem një duel në Hungari dhe Zvicër, mirpo mund të ndodh të zhvilloj edhe ndonjë tjetër paparamendim.

Kosovaboxing.org: A jeni i informuar për Federatën Profesioniste të Kosovës të sapo formuar?

Nuri Seferi: Jam shumë i gëzuar që është formuar Federata Profesioniste në Kosovë dhe me shumë kënaqësi do të boksoj nëse federata më bën ndonjë ofertë.Jam i dëshpëruar nga Federata e Boksit Profesionist e Shqipërisë, ku unë e kam sakrifikuar karrierën time, e ata nuk më kanë ofruar as përkrahje morale.

Kosovaboxing.org: Nuri, ju faleminderit që keni gjetur kohë për ne dhe ju urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Nuri Seferi: Faleminderit edhe nga ju, dhe që më nderuat, ishte kënaqësi.

Intervista u zhvillua në ambientin e Hotelit Grand në Prishtinë nga Artan Vërbica.

2 thoughts on “Exclusive: Nuri Seferi në muajin Shtator bokson në Prishtinë

  1. O zemer shqiptari, gjethmone je i mire seardhur ne Kosove.
    Krenohem me ty qe je shqiptare.

  2. Pershendetje per te gjithe shqipetaret kudo qe jane ,e vecanerisht ketyre ambasadoreve sic thot populli, besoni se krenohemi me cdo shqipetare qe e ngre flamurin tone kombetare neper pidestalet boterore dhe nje porosi per Seferin na e mundeso qe ta shikojme mecin me SANDRO se qe nga momenti kure jeni nxhit ne ring per cdo dite e shikoj internetin e vep faqes tende pore me keq ardhje akoma nuk e kam pare, dhe nje porosi per federata e ndrishme sportive :Nderoni keta heroj te gjalle te kombit shqipetare mos i nencmoni se pa ata edhe na nuk do te vlejme asgje.

    Naten e mire dhe urime ne sukseset e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.