RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Exclusive : Intervistë me Luan Krasniqin

3 min read

Krahas angazhimit dhe stërvitjeve intenzive, boksieri ynë më i madh i të gjitha kohërave Luan Krasniqi gjeti disa minuta për ne dhe për lexuesit tanë, të cilët me padurim e kanë pritur këtë intervistë. Krasniqi dukej i prerë, dhe i saktë në fjalë. Synimi i tij është i qartë, ajo që i ka mbetur pa e rrëmbyer, titulli i kampionit botës.

Kosovaboxing.org : Luan përshëndetje, e di që keni shumë preukopime këto ditë dhe gjendeni në fazën e fundit të ushtrimeve. Ju faleminderit që gjetët kohë.
Luan Krasniqi :  Është kënaqësia ime.

Kosovaboxing.org : Luan, si po ndiheni, dhe çfarë janë ndjenjat e juaja për rikthim pas dy vite e gjysme ?
Luan Krasniqi : Jam tejet i lumtur që më është dhënë rasti i pritur për të boksuar dhe për të qenë një hap më afër realizimit të dëshirës për t`u bërë kampion botëror në sportin që më flen në zemër. Është një ndjenjë e papërshkrueshme, dhe se gëzohem shumë që sportdashësit dhe adhruesit e mi i gëzohen poashtu duelit të 26 shkurtit.

Kosovaboxing.org : Kundershtari i juaj Jonathon Banks, ju kërcenoi se keni gabuar pse e keni zgjdhuar ate për kundershtar ?
Luan Krasniqi : Natyrisht që kundërshatri i rradhës vlerësohet si boksier i talentuar dhe unë e rrespektoj, por ringu është mejdan ku do të shihet se kush do të triumfoj. Ai që qeshët i fundit, është gjithnjë më i lumtur.

Kosovaboxing.org : Si po shkojnë përgaditjet, dhe ku i keni zhvilluar ?
Luan Krasniqi : Të gjitha fazat e ushtrimeve janë realizuar sipas parashikimeve. Shtabi im ka qenë i angazhuar dhe kësaj here ka qenë shumë konsekuent. Vullneti dhe gadishmëria ime poashtu ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës së ushtrimeve në Rottweil, pastaj në Austri dhe së fundi përsëri në Rottweil.

Kosovaboxing.org : Kush janë sparring partnerët, nëse nuk është sekrete për kampin kundërshtar ?
Luan Krasniqi : Aktualisht dorëzat çdo ditë i kryqëzoj me sparringët Michael Sprott, i cili erdhi nga Londra dhe Konstantin Airich nga Hamburgu.

Kosovaboxing.org : Pas fitores me Banks, perflitet se në fund te vitit do te boksoni me njerin nga vëllezerit Klitschko, por sipas spekulimeve flitet se mund te jetë Vitali Klitschko ?
Luan Krasniqi : Aktualisht jam i përqëndruar në meqin e rradhës. Pastaj të shohim.

Kosovaboxing.org : Pas duelit tuaj me Banks, do te zhvillohet dueli tjeter, me rëndësi për ne, ai për titull bote, ndërmjet  Vitali Klitschkos dhe Odlianer Fonte Solis. Çka nëse Solis shënon fitore, a mund te prishen planet tuaja ?
Luan Krasniqi : Të them të drejtën as që kam kohë për të menduar për këto. Për mua është e rëndësishme të ngadhnjej ndaj Banks.

Kosovaboxing.org : Mos te marrim shumë kohë, a mund të thuash diçka për fund ?
Luan Krasniqi : Ju falënderoj juve të kosovaboksing-ut dhe të gjitha mjetet e informimit për interesin  që tregoni, kurse lexuesëve  dhe adhuruesëve të boksit, përshëndetje sportive.

E faleminderojmë edhe përfaqësuesin medial të Luan Krasniqit, Çerkin Bytyqin për fotografi që na ka dhuruar.

Intervista u zhvillua me 15 Shkurt nga Artan Vërbica. 

1 thought on “Exclusive : Intervistë me Luan Krasniqin

  1. Pershendetje Kosovaboxing.org dhe Luan Krasniqi.
    Kur thoni se Luan Krasniqi eshte boksierii te gjitha koherave, une do te kisha thene edhe sportisti yne i te gjitha kohrave.
    Suksese shum te medha si ne boksin amator ashtu edhe ne ate profesional. Qe mos ti numrojme te gjitha me radhe. Kulmi dhe kryevepra e Luanit ishte meqi per titullin e kampionit te botes.Ishte meq padyshim historik dhe me pak fat do te ishte kampion i botes por fati nuk ishte ne anen e Luanit.
    Pas ati meqi une nuk dua te shprehem se qka eshte dashte te beje ai.
    I urojm shume fate ne kete meq dhe evntualishte ne meqet e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.