RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Exclusive: Intervistë me trainerin botërorë Chelo Betancourt Marcano

3 min read

KosovaBoxing.org ju sjell më shumë reth personaliteteve botërorë të ringut, kësaj radhe ju prezentojmë një ish-boksier, trainer, i cili gjatë gjithë karierës sportive ju gjet boksierit tonë të mirënjohur Elvir Muriqit. Ai është traineri, Chelo Betancourt Marcano.
Edhe pse Elvir Muriqi gjatë karrierës së tij, ka ndërruar shumë trainer kulminate, si: Teddy Atlas, Colin Morgan, Buddy McGirt, Victor Machada, ai gjithëmonë në krah ka pasur trainerin e tij, Chelon i cili në sfidat më të mëdha jetësore, i ka qëndruar pranë. Ne zhvilluam një intervistë për t`ju sjell rezultatet e tij dhe përkrahjen që ka bërë për boksierin tonë. Chelo është nga Porto-Riko, mirpo karrierën e boksit e ka filluar në New York shumë vite më parë. Ai ka zhvilluar reth 50 meçe në boksin amator duke mos mundur të arritë të bëhet boksier proefesionist. Më pastaj ka filluar zejen e trainerit që përveç boksierit tonë Elvir Muriqi, ai ka ushtruar edhe boksierët tjerë të kalibrit botërorë si, Agapito Sanchez, Wein Brethe, Franky Figueroa dhe të ndjerin Kemal Kolenovic.

Kosovaboxing.org : Një ish-boksier, tani trainer. Cilën e keni dashur më shumë, punën e boksierit apo të trainerit ?
Chelo Betancourt Marcano : Të dyjat kanë të veçantën e vet. Si boksier dëshiron veten t`a shohësh lart, ndërsa si trainer dëshiron dikon tjetër, atë boksier që e ushtron. Mësuesi i mirë dëshiron nxënësin ta shohë më të mirë se vetja.

Kosovaboxing.org : Cfarë është ndryshimi mes boksierit dhe trainerit ?
Chelo Betancourt Marcano : Ndryshimi është mjaft i madh. Trainerët dijnë më shumë se boksierët. Në të shumtën e rasteve, trainerët ushtrojnë boksierët që ata të fitojnë eksperiencën në ring dhe të ndjejnë luftëtarin si po i pranon urdhërat për ti kuptuar më shumë lojrat e boksit … Si trainer duhesh të mësosh vazhdimisht, sikur se koha që kalon. Ju duhet ta mësoni luftëtarin tuaj për t`u bërë i veçantë, që një ditë ai të bëhet special dhe një ditë ai të bëhet super yll. I uroj gjithë jeten time që të bëj ndryshime. Lutem dhe gëzohem, që sa më shumë Porto-Rikan për me qenë kampion botërorë.

Kosovaboxing.org : Cila është diferenca e boksierve ?
Chelo Betancourt Marcano :Kam punuar me disa kampion botërorë dhe disa boksier të klasit botërorë. Mendoj se secili boksier ka asetet e veta, secili prej tyre ka diçka speciale.

Kosovaboxing.org : Gjatë gjithë kohës suaj i keni qëndruar pranë boksierit tone, Elvir Muriqit, çka ju lidh juve me të. E simpatizoni apo diçka tjetër ?
Chelo Betancourt Marcano : Prej fillimit të karrirës së tij, kam pasur një ndjenjë të veçantë për të. E dua si vëlla të vogël dhe shumë herë e thëras vëlla, kur e këshilloj për diçka. Elviri ka potencial të madh. Ai mund të jetë kampion i botës, ju garantojë për këtë. Ai tani ka krijuar një eksperiencë, ai poashtu punon shumë për të arritur, ai ka zemër të madhe. Ai thjesht duhet të qëndrojë dhe mos të nxitojë, të përqendrohet në ushtrime dhe të pret rastin. Së shpejti ëndra e tij do të bëhet realitet. Kosova për herë të parë do të ketë një kampion bote.

Kosovaboxing.org : Ju faleminderoj shumë për kohën që gjetët për ne, dhe suksese në të ardhmen.
Chelo Betancourt Marcano : Ishte kënaqësi, ju dëshiroj suksese edhe juve.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica me 20 Mars 2010

1 thought on “Exclusive: Intervistë me trainerin botërorë Chelo Betancourt Marcano

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.