RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Exclusive: Intervistë me Mithat Tahirsylaj

3 min read

Lucern, Zvicër, 11 Korrik –  Kick-boxieri kosovar, Deqanasi Mithat Tahirsylaj, i cili përkohësisht jeton në Zvicër, që nga 1 Shkurti i këtij viti ka hapur klubin e tij të kick-boxit në qytetin e Lucern të Zvicrës. Analisti ynë Avdush Cakaj pasi vizitoi Lucernin shfrytëzoi rastin dhe realizoj një intervistë me kampionin që ka fituar dy tituj botëror në WKA dhe WFC, si dhe një herë kampionë evropian në versionin WFC, kurse gjithësejë ka zhvilluar 34 meçe të realizuara ku prej tyre 30 fitore (25 KO), 4 humbje, ndërsa dy nga të cilat i ka rykthyer në fitore pas revanshit.

Kosova Boxing: Sa ka qenë e vështirë të hapësh një klub të kick-boxit në një shtetë të huaj si që është Zvicra ?
Mithat Tahirsylaj: Për mua nuk ka qenë e vështirë, pasi që unë jetoj afërsishtë qe njëzet vite në Zvicër dhe kam kontakte të mira me njerzit këtu. Kjo shkollë  qe dhjetë vite ekziston këtu dhe ka qenë më lehtë për mua, ndërsa  afërsisht në këtë klub stërvisin rreth 30 nxënës. Ushtrimet zhvillohen 3 herë në javë, të hënën, të mërkuren dhe të premten, kurse klubi është i hapur nga e hëna deri në të shtundën, dhe kjo më ndihmon edhe mua që të jam në formë të mirë.

Kosova Boxing: Cili është synimi i juaj si trainer ?
Mithat Tahirsylaj : Synimi im është që të gjitha atyre nxënsve që do te vinë në klubin tim të ju ofroj stërvitje sa më cilësore nga përvoja ime në gara, që besoj që edhe atyre do të ju nevojiten për pjesëmarrje në gara, dhe kjo është një mundësi e mirë që aftësitë e mija dhe përvojat e mija në garat ndërkombëtare në kick-boxin profesionist të iu përcjellë gjeneratave më të reja. Unë do të punoj pa prites dhe me gjithë dëshirë.

Kosova Boxing: Ҫfare prisni në të ardhmen nga klubi juaj ?
Mithat Tahirsylaj: Unë do të vazhdojë me këtë klub pasi që tashmë kam kontratë dhjetë vjeçare me shkollën që ma ka leju këtë sallë të stërvitjeve, dhe pres të kam sa më shumë nxënësa të rinjë, gjenerata të reja të cilat besoj se do të shfrytëzojn aftësitë e mija, të arrijnë të bëhen kick-boxier të mirë dhe të arrijnë rezultate të mira në të ardhmen.

Kosova Boxing: A mendoni se nga ky klub do të dal ndonjë kampion botëror siq jeni ju?
Mithat Tahirsylaj: Besoj se po, dhe ky është synimi im dhe besojë se ky është qellim i çdo traineri që hap ndonjë klub të till, pasi që edhe rezultatet e ndonjerit prej nxënsve të mij është sukses edhe i imi. Njëherit besojë se është edhe një ndjenjë krenarije, besoj jo vetem për mua por për çdo trainer të çdo klubi.

Kosova Boxing: Në Kosovë a mendoni të mbani ndonjë aktivitet, ndonjë organizim apo meç profesionistë të kick-boxit?
Mithat Tahirsylaj: Po qellimi i imi është që të organizohemi të gjithë kick-boxierët profesionist që jemi shqiptar dhe të organizojm një meç të madh spektakular të kick-boxit në Kosovë,  siç ishte ai në Gostivar të Maqedonisë në vitin 2008, ku pati mbi 5 mijë shikues shqiptar. Kjo do të thotë se është edhe qëllimi im që besoj se me ndihmën e miqve dhe shokëve të mi, do të ia dalim dhe ta realizojmë këtë qëllim. Ne kemi organizuar më heret meçe shumë të mëdha këtu në Zvicër si që e dinë shumë njerëz. Unë këtu si menagjer kam sjellë kick-boxier botëror, ndër më të mirët siç janë, Bjorn Bregy, Gari Turner, Pjetar Majstorovic etj…

Kosova Boxing: Kosovaboxing.org ju falenderon për intervisten
Mithat Tahirsylaj: Ju faleminderit ishte kënaqësi edhe e imja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.