RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Exclusive: Intervistë me Josip Jalusic

2 min read

Kosovaboxing.org ju sjell intervistën e zhvilluar në Tiranë me boksierin e njohur kroat, Josip Jalusic. Ai ishte i hapur dhe na tregoi për disa gjëra që për ne dhe lexuesit shqiptar janë shumë interesante.

Kosovaboxing.org: Jeni para duelit me Shpetim Shalën. Cfarë pritni nga ky duel ?
Josip Jalusic: Kam ardhur të luftoj, qysh ka thëne zoti.

Kosovaboxing.org: Sa jeni i përgaditur për këtë duel ?
Josip Jalusic: Jo edhe aq shumë, kam pasur kohë vetem tre javë të përgaditem.

Kosovaboxing.org: Vitin e kaluar keni pasur të caktuar të boksoni me Shalën në Prishtinë dhe atëherë u anulua ky duel për shkak se komisioneri nuk ju lejoj të merrni pjesë, por këtë vit prapë erdhi në shprehje ky duel. Cfarë është dallimi nga viti i kaluar?
Josip Jalusic: Të them të drejtën, jam plakur pak, hahahahah. Jam 36-vjeçar dhe po mendoj të tërhiqem. Kam 9-vite që jam profesionist dhe jetoj nga boksi, por nuk është lehtë të udhëtosh çdoherë.

Kosovaboxing.org: Keni 10 fitore karshi 17 humbjeve, mirpo gëzoni një rrespekt të madh në botën e boksit. E di që shumë lufta të janë vjedhur, apo ti kanë marrë me dhunë?
Josip Jalusic: Siç thashë edhe më parë, kariera ime ka qenë e vështirë. Nuk kam pasur menagjim të mirëfillt se sigurisht do të arrija më shumë,  por ky ishte fati im. Të punosh nepër diskoteka e të shkosh të nesermen në ushtrime e në meçe është e vështirë, mirpo ky ishte fati im.

Kosovaboxing.org: Në fillim të vitit për selektor të Kroacisë është përzgjedhur Leonard Pjetraj. Ai është me preardhje shqiptar. Ju keni punuar me te në të kaluarën?
Josip Jalusic: Po kam punuar në boksin amator, më ka ndihmuar mjaft. Ai është trainer i mirë dhe meriton pozitën e selektorit.

Kosovaboxing.org: Keni boksuar dy herë me boksierin tonë Nuri Seferi. Sa ka qenë e vështirë përballja me te?
Josip Jalusic: Kanë qenë duele më të mira dhe më të kënaqshme në karierën time. Në duelin e dytë ishim të dy të rraskapitur nga goditjet dhe e filluam më shumë të kapeshim se sa të jepnim goditje. Iu drejtova Nuriut e i thashë. Ne jemi “Zemljak” e po rrahemi këtu, filluam të qeshim të dy.

Kosovaboxing.org: Ju dëshiroj sukses.  A keni të thoni diçka për fund?
Josip Jalusic: Faleminderit, jam mbështetur te zoti, e do të shohim neser.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica në hotelin Internacinal në Tiranë, një ditë para duelit me Shpetim Shalën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.