Pre. Gus 7th, 2020

Exclusive: Intervistë me Jeton Plakaj

3 min read

Boksieri më i mire amator i dekadës së fundit në Kosovë, Jeton Plakaj po qëndron për pushime në Kosovë. Jeton Plakaj ka qenë për shumë vite kampion i Kosovës në kategorinë gjysëm të rend, që nga viti 2003 e deri 2009. Eshtë fitues i shumë turneve kombëtare dhe ndërkombëtare. Plakaj poashtu ka boksuar edhe në kampionatin Shqiptar në stinorin 2004-2005 me Flamurtarin e Vlorës ku ka qene kampion i padiskutueshëm në kategorinë deri më 81 kg. Ai tani po vazhdon karieren e boksit në Gjermani.

 Kosovaboxing.org – Jeton, mire se vjen në Kosovë dhe të feleminderojmë për kohën që gjetet për neve.
Jeton Plakaj – Mirë se ju gjejë. Për adhuruesit e mij, do të jam këtu deri me 13 Janar.

 K. B. – A mundesh të na tregosh se si po të shkon kariera e juaj në Gjermani ?
J. P. – Mund të them mire, është një ndryshim mes boksit amator Shqiptar dhe Kosovar me atë Gjerman ku dallimi është i madh.

 K. B. – Kur thoni që ka dallim, çfarë punohet atje që në Kosovë nuk është punuar ?
J. P. – Në Kosovë apo edhe në Shqipëri kemi punuar në një sistem të njejtë. Kemi zhvilluar një séance gati gjithëmonë të njejtë dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim, kurse në Gjermani boksi është më i avancuar në pikëpamjen tekniko-taktike dhe kam parë ndryshim të madh në ushtrime edhe fizike por edhe teknike.

 K. B. – Në këtë vit keni qenë pjesëmarrës në turneun e Republikës së Badenwetemburg. Cfarë fituat nga kjo përvojë ?
J. P. – Falë përvojes sime shumë vjeqare në boksin amator shënova dy fitore kundër dy kundërshtarëve me preardhje ruse dhe deportova në finale. Në finale u takova me një boksier të njohur në Gjermani, fjala është për Benjamin Schmidt. Jam mposhtur padrejtësisht me anë të pikëve pasi ai u ndihmua nga referet gjerman por edhe unë nuk kisha ende pasaport gjermane për të përfaqësuar republikën e Badenwetemberg në ligën e dytë të Bundesligës së dytë. Pas meçit u takova edhe me vëllaun e boksierit tone të madh Luan Krasniqit, Agimin ku më uroi për fitoret dhe më tha e pritja se do të humbesh pasi do të duhej vetem knock-out-i të fitosh.

 K. B. – Cfarë janë ambiciet tuaja për vitin 2010 ?
J. P. – Deri në muajin Qershor dua të vazhdojë me boksin amator ku shpresoj të fitoj ndonjë çmimë në boksin amator gjerman. Më pastaj do të kaloj në boksin profesionist. Kam disa kontakte me disa menagjer ku besoj që deri në atë kohë do ti sqyrtoj dhe do të dal në profesionalizëm.

 K. B. – A keni menduar se edhe sa vite do të mereni me sportin e boksit ?
J. P. – Besoj se do të boksoj tre ose katër vite në boksin profesionist e më pastaj dëshirë e imja është të vazhdoj të punoj si trajner i boksit. Jam i licencuar me diplomë trajneri dhe dëshira ime është ta hap një klub në Kosovë.

 K.B. – Jeton, edhe një herë të faleminderoj për kohën që gjetet për ne dhe suksese në të ardhmen.
J. P. – Ju faleminderoj edhe unë juve për përkrahjen që po na jepni dhe rezultatet që po na përcjellni.

 Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica me 11 Janar 2009 në kafiterin Monaco në Prishtinë.

2 thoughts on “Exclusive: Intervistë me Jeton Plakaj

  1. me vjen mire qe artani me te vertet po i kushton pune te mire dhe te mrekullushme boksit ne pergjithesi dhe qe ka filluar me kete faqe dhe besoj se do ta begadoj edhe me shume pasi qe sa kohe punon pa lodhje dhe ka intervista me shuememra te boksit kosovare por edhe me gjere,ku eshte nje gje e mire per sportin tone ,kur dihet se ne ish kohen e kaluar pra ne ishe jugoslavine kosova ka dominuar me kete sport.
    ashtu qe vetem perpara z. artan

  2. Nje pershendetje e veqant i shkon edhe Jeton Plakajt te KB.Prishtina
    qe edhe nje nder boksieret me te mir ne 10 vitet e fundit pas luftes
    qe ka fituar shum qmime ne turne te ndryshem si ne kosov ashtu edhe jasht saj i deshiroj suksese edhe ne gjermani ne Profesionalizem (L)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.