RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Exclusive: Intervistë me Disarjot Gashin

3 min read

Prishtinë, 4 Mars 2012 – Njeri ndër boksierët më të mirë aktual shqiptar, Disarjot Gashi ka qëndruar disa ditë pushimi në vendlindjen e tij në Pejë, ku agjensionin jonë Kosova Boxing intervistoi duke njoftuar adhuruesit për planet dhe të ardhmen e tij. Gashi ambicioz nuk heziton dhe tregon për të gjitha. Ish-kampioni i shumëfisht i Kosovës deri më tani ka zhvilluar 12 meçe profesioniste, duke shënuar 10 fitore (7 KO), 1 barazim dhe 1 humbje.

Kosova Boxing : Zt. Gashi, mirë se vini në Kosovë, ju faleminderit që gjetët kohë për ne, në ditët e pushimit tuaj. Si po kaloni, dhe si janë planet tuaja?
Disarjot Gashi : Unë për agjensionin tuaj, kam kohë çdo herë dhe gjithmonë gjej kohë, është kënaqesi. Jam duke u përgaditur për duelet e mia që më presin me 2012, por mora një javë pushim dhe vendosa të vij e të pushoj në vendlindje në Pejë.

Kosova Boxing : Kur do të keni meçin e parë këtë vit ?
Disarjot Gashi : Shpresoj në fund të muajit Prill ?

Kosova Boxing : Cilat janë planet pas këtij dueli, a do të keni ndonjë sfidë për ndonjë titull ?
Disarjot Gashi : Po në muajin Maj do të ndeshëm për titullin e kampionit të Zvicrës në kategorinë gjysmë të mesme ?

Kosova Boxing : Kush do të jetë kundërshtari i juaj ?
Disarjot Gashi : Për ketë përkujdeset federata e Zvicrës, por ata thonë duhet të jetë Riad Menasria. Por kjo mua nuk më intereson kush do të jetë, jam i gatshëm për çdo kundërshtar. Do të kisha dëshirë të jetë Flavio Turelli, për t`ju revanshuar por ai ka një sanksionim nga Federata Zvicerane.

Kosova Boxing : Legjenda e boksit tonë Muharrem Gjocaj i cili është edhe daja i juaj është duke u përkujdesur për ju, edhe si trainer por edhe si menaxher. Çfarë janë kontaktet e juaja dhe si po ju shkon bashkëpunimi ?
Disarjot Gashi : E kam dajë, menaxher, shok dhe të gjitha. Ai po përkujdeset për karrierën time që nga fillimi dhe ardhja e ime në Zvicër. Besoj se me te do të arrijmë synimet tona. Së pari për synim e kemi titullin e kampionit të Zvicrës, e më pastaj do të shofim.

Kosova Boxing : Eshtë përfolur për një meç të zhvilloni në Kosovë. Kur mund të ndodh një gjë e tillë ?
Disarjot Gashi : Po e kam ndërmend po këtë e pres me ëndje dhe me dëshirë të madhe. Për çdo gjë do të përkujdeset Muharremi.

Kosova Boxing : Çfarë janë synimet për të ardhmen ?
Disarjot Gashi : Do të fokusohem maksimalisht këto dy vite të arrijë sa më shumë. Nuk e kam ndërmend të qëndroj gjatë në boks, do të kërkoj suksesin tani e jo në një moshë të shtyrë.

Kosova Boxing : Kemi dëgjuar për planet nga federata e boksit profesionist të Zvicrës për garën e “super-six” e më të mirëve në kategorinë e mesme, ku ju e keni pranuar pjesëmarrjen. Fituesi është thënë se do të sfidon titullin e kampionit evropian në versionin EBU.  Do të marrin pjesë boksierët kualitativ si Istvan Szili, Vitaili Kopylenko, etj.
Disarjot Gashi : Për momentin është anuluar, dhe nuk është folur më, por do të jam i gatshëm nëse më vjen rasti.

Kosova Boxing : A keni të thoni diçka për fund ?
Disarjot Gashi : Këto janë planet tash për tash, e për më vonë do të shofim.

Kosova Boxing : Ju faleminderojmë që gjetët kohë, dhe ju uroj suksese në të ardhmen.
Disarjot Gashi : Ishte kënaqësi dhe ju uroj punë të mbarë.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica në restoranin e aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.