RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Exclusive: Intervistë me Besnik Limanin

3 min read

Prishtinë, Kosovë, 2 Prill 2010 -Talenti i Thai-boxit, Besnik Limani ishte musafir nderi në mbrëmjen e boksit në Pejë, në fundjavën e kaluar. Ai kishte ardhë enkas nga Austria për shokun e tij Shpetim Shala në fundjavën që lamë pas. Besnik Limani dhe Shpetim Shala janë shokë më shumë se 5-vite. Ata thuajse të dy filluan karrierën në të njejtën kohë, vetem se Shpetimi kishte filluar boksin, ndërsa Besniku Thai-boxin. Besnik Limani shquhet me talent të rrallë, ai është reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Austrisë në Thai-boxin amator dhe semi-profi. Besniku inspirimin për Thai-box e ka marr nga legjenda e kick-boxit tonë Mirdi Limani. Disa mendojnë se janë kusheri mirpo në fakt ata nuk janë asgjë, mirpo vetem e kanë të njejtin mbiemër dhe ngjajnë shumë njëri me tjetrin. Kosovaboxing.org shfrytëzoi rastin dhe e realizoi një intervistë për adhuruesit e Thai-boxit shqiptar. Besnik Limani është pjesë e dy klubeve të njohura në Austri “Airon Fist Gym” dhe “Dimos”. Gjatë karrierës ka zhvilluar 24 meçe ku ka shënuar 18-Fitore (6 KO), 4-Humbje dhe 2-Barazime. Luftëtari nga Zajazi i Kërqovës premton mjaft në të ardhmen.

Kosovaboxing.org : Besnik, mirë se erdhe në Kosovë. Ju faleminderojmë për ardhjen dhe kohën që e keni ndarë për të qenë në krah të Shpetim Shalës ?
Besnik Limani : Ka qenë kënaqësi e imja të vij e të përkrahi shokun tim që e kam si vëlla.

Kosovaboxing.org : Cfarë është duke bërë Besniku! Ju keni zhvilluar një duel këtë vit ku keni shënuar fitore. Kur mund t`ju shohim përsëri në ring ?
Besnik Limani : Me 8 Maj ose me 15 Maj në Vjenë. Do të jetë takimi Austri dhe Serbi në konkurrencën semi-profi.

Kosovaboxing.org : Në fundvitë Kosovaboxing.org ju ka zgjadhur kick-boxierin më të mirë të ri për 2009 dhe më perspektiv, sepse keni shënuar 7-fitore në 7-lufta.
Besnik Limani : Ju faleminderit, jam i priveligjum që një faqe e madhe e boksit shqiptar më ka dhënë këtë çmim.

Kosovaboxing.org : Cilat janë planet e tua për këtë vit dhe në cilat arena në Evropë do të paraqiteni këtë vit?
Besnik Limani : Krahas duelit në muajin Maj që do të paraqitem në Vjenë, do të paraqitem edhe tre here në Austri gjatë verës dhe poashtu do të jam edhe në Zvicër, Gjermani dhe Ceki.

Kosovaboxing.org : Cilat janë planet për të ardhmen ?
Besnik Limani : Edhe këtë vit do të boksoj në Thai-boxin amator dhe semi-profi. Në fund të vitit shpresoj të kaloj në Thai-boxin profesionist.

Kosovaboxing.org : Cfarë janë raportet me kick-boxierët shqiptar. A keni hasur në ndonjë mbështetje nga dikush nga ata ?
Besnik Limani : Janë shumë të mira. Jo nuk kam hasur, mirpo krenohem me të arriturat e tyre.

Kosovaboxing.org : Kush është idoli juaj ?
Besnik Limani : Padyshim Mirdi Limani por më pëlqen shumë edhe Xhavit Bajrami.

Kosovaboxing.org : Besnik, të faleminderit që gjetët kohë për ne dhe të uroj suksese të mëdha në të ardhmen.
Besnik Limani : Faleminderit edhe nga ju, që po e përcillni karrierën time dhe që më nderuat.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica, një ditë pas duelit Shpetim Shala dhe Michal Tomko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.