RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Exclusive : Intervistë me Arnold Gjergjaj

3 min read

Foto : Kosovaboxing.org

Arnold Gjergjaj do të takohet me hungarezin Gabor Farkas këtë fundjavë me 1 Tetor në Gebenstorf. Gjergjaj 12-0 (7 KO) vitin e kaluar ka boskuar me hungarezin Farkas 6-17-5 (3 KO), në të cilën e kishte mposhtur me ndërprerje në raund të tretë. Ky do të jetë dueli i dytë i tyre gjë që Gjergjaj duket i motivuar sikur se bokson për herë të parë me te. Agjencioni ynë Kosova Boxing intervistoi boksierin tonë duke sjellur për lexuesit tanë nga afër për të rejat për Gjergjaj.

Kosovaboxing.org : Sa jeni në formë për meçin tuaj të 13-të dhe çka pritni nga ky duel ?
Arnold Gjergjaj : Pres një meç të fortë. Edhe pse kemi boksuar një herë dhe e kam mposhtur me ndërprerje në raund të tretë, kësaj radhe pres një përballje më të vështirë, sepse ai e din më mirë tani anët e forta që i kam, dhe poashtu ka më shumë eksperiencë.  Farkas dy muaj më parë ka boksuar me ish kampionin e evropës Paolo Vidoz dhe i ka zhvilluar të gjitha raundet.

Kosovaboxing.org : Sa jeni i përgaditur për këtë meç ?
Arnold Gjergjaj : Kam punuar jashtëzakonisht shumë për këtë meç. Kam bërë sparring me Nuri Seferin, Sefer Seferin dhe gjermanin Andreas Sidon, gjë që më kanë ndihmuar mjaft për këtë meç.

Kosovaboxing.org : Çfare pritni në të ardhmen ?
Arnold Gjergjaj :  Ndoshta pas këtij meçi do të zhvilloj meçe tjera në 10 raunde, por për këtë do të vendos ekipi im menagjues.

Kosovaboxing.org : Kur do të shofim Arnoldin, në një meç për ndonjë titull ?
Arnold Gjergaj : Nuk më ngutet, akoma jam duke përparuar dhe pres që shumë shpejt të më ipet rasti për ndonjë titull.

Kosovaboxing.org : Cila është dëshira e juaj për vitin e ardhshëm ?
Arnold Gjergjaj : Dëshira ime do të jetë të sfidoj titullin e kampionit të Evropës, versioni EBU, kundër Alexander Dimitrenkos. E shiqova Dimitrenkon në fundjavën që lam pas, ishte shumë i dobët kundër britanikut Michael Sprott. Jam i gatshëm dhe i bindur që mund ta mposhti pa problem.

Kosovaboxing.org : Do të jetë hera e parë që boksoni në qytetin Gebenstorf. Atje duket të ketë shumë interes për boksin. Sa pritni që do të keni adhurues që do të përkrahin ?
Arnold Gjergjaj : E di se shumë adhurues të mi nga Bazelli, më përkrahin kudo që boksoj. Edhe kësaj radhe pres të kam përkrahjen e njejtë. Poashtu e di që parameçe do të ketë ndërmjet boksierve nga Kosova dhe Zvicra. Kjo natë do të jetë madhështore edhe për mua.

Kosovaboxing.org : Në Zvicër dhe në Kosovë qmoheni si perspektiv e boksit. Sa ju pëlqen ky konstantim për ju ?
Arnold Gjergjaj : Dua të fitoj në çdo meç dhe mos ti zhgënjej ata që më kanë përkrahur dhe që vazhdojnë të më përkrahin.

Kosovaboxing.org : Ju faleminderit që gjetët kohë për ne.
Arnold Gjergjaj : Ishte kënaqësi, jeni të mirëseardhur gjithmonë.

Kosova Boxing ju bën apel që sa më shumë të janë adhurues me 1 Tetor në qytetin Gebenstorf, ku Arnold Gjergjaj do të bokson me hungarezin Gabor Farkas. Krahas këtij meçi do të zhvillohen edhe 5 duele amatore ndërmjet boksierve nga Kosova dhe ata të Zvicrës. Për më shumë njohuri për Arnold Gjergjaj ju mund të vizitoni faqen e tij zyrtare www.thecobra.ch . Poashtu në youtube mund të gjeni shumë duele të boksierit tonë perspektiv.

Artan Vërbica
27 Shtator 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.