RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Holyfield fiton me TKO 8 kundër Botha

2 min read

Thomas & Mack Center, Las Vegas, 11Prill 2010 – Legjenda e boksit botërorë, 47-vjeçari Evander Holyfield 43-10-2 (28 KO) ka shënuar fitore me “Knock-Out” teknik në raund të tetë kundër 41-vjeçarit Francois Botha 47-5-3 (28 KO). Në raundet e para Botha ishte mjaft i mirë, por në raundet e tjera ishte Holyfield që dominoi luftën. Holyfield filloi të tregoj veten se ende vlen në raundin e gjashtë ku tregoi disa sulme brilante, më pastaj në raundin e shtatë e lëndoi mjaft shumë, dhe në raundin e tetë përsëri Holyfield e dërmoi duke i dhënë “Knock-Down” ku gjyqëtari në ring, Russell Mora e përfundoi duelin. Me këtë fitore Holyfield i shtoi bagazhit të tij të suksesit edhe një titull, atë WBF.

Pas duelit të dy boksierët dhanë prononcimet e luftës së zhvilluar: “ Ai është një boksier shumë i mirë defansivë. Ai është i menqur poashtu. Dora e tij e djathtë ka energji të tepruar për një njeri të madh si ai. I dhashë nga vetvetja më të mirën në raundin e shtatë. Dua të kthehem përsëri në ring, sa më shpejtë” deklaroi katër herë kampioni i botës, Evander Holyfield, duke treguar se ende nuk e ka ndërmend të pensionohet.

“Holyfield është boksier i mirë. Ai përfitoi në gabimet e mia. Mendova që në fillim që do të jetë i imi, por gabova. Tani më mbetet të shkoj te shtëpia dhe të bisedoj me ekipin tim” deklaroi Botha.

Kosovaboxing.org  
11 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.