Hanns-Martin-Schleyer Halle, Stuttgart, Gjermani, 7 tetor 2017 – Britaniku Chris Eubank Jr ka dëshmuar vetën edhe një herë që i takon rangut të boksierëve më të lartë në botë. Eubank (26-1-0, 20 KO) mposhti sonte turkun Avni Yilderim (16-1-0, 10 KO) me nakaut në raund të tretë, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë.

Eubank Jr e filloi mirë meçin dhe me një taktikë të mirë duke i imponuar luftën nga afër duke mos e lejuar Yildirim asnjëherë ti shfrytëzoj goditjet e tij të forta. Qysh në fund të raundit të parë Eubank Jr me një aperkat arriti të plandos Yildirimin në dysheme ku gjyqëtari polak Leszek Jankowiak i numëron për herë të parë. Raundi i dytë ishte i tillë me goditje të dy boksierëve ku në fillim Eubank Jr pati më shumë goditje, por që nga fundi edhe Yildirim arriti disa herë të godet britanikun, por prapë Eubank Jr ishte më i mirë duke fituar edhe raundin e dytë. Raundi i tretë dhe i fundit i kësaj beteje dha kjart fituesin, ishte Eubank Jr i cili detyroi turkun Yildirim të hapet dhe të dyluftojnë pa kurfarë mbrojtje e këtë më së miri e shfrytëzoi Eubank Jr ku me direkt të djathtë dhe kroshe të majt i dha fund përballjes duke e nakautuar Yilderimin.

Eubank Jr me këtë fitore depërton në gjysëmfinale. Ai pret fituesin e duelit George Grooves dhe Jamie Cox e cila do të përcaktohet javën e ardhshme, që do të zhvillohet me 14 tetor në Wembley Arena në Londër.

www.kosovaboxing.org 
7 tetor 2017