RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Eubank Jr fiton duelin e britanikëve, nakauton Blackwellin

1 min read

Nick Blackwell 4Dueli i zhvilluar mes dy britanikëve Chris Eubank Jr dhe Nick Blackwell ka përfunduar në të mirë të Eubank Jr i cili mposhti Blackwellin me nakaut teknik në raund të 10-të.

Meçi ishte mjaft i fortë dhe sfidues, por që ishte Eubank në raund të 10-të që bëri dallimin duke e mposhtur me nakaut teknik.

Eubank Jr me këtë fitore ngriti bilansin e tij në 22 fitore (17 KO) dhe një humbje. Ndërsa për Blackwell kjo ishte humbja e 4-të në karrierë karshi 19 fitoreve (8 KO).

Boksieri ynë Kreshnik Qato ka fituar titullin e kampionit të Britanisë së Madhe me 2012, po njejtë në kategorinë e mesme. Qato ka bërë historinë në boksin britanik por edhe në atë shqiptar duke masovizuar boksin profesionist në Shqipëri.

Kosova Boxing
27 mars 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.