RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Erzen Rrustemi i gatshëm të bëjë titullin WBF për veti

1 min read

Erzen RrustemiErzen Rrustemi po marshon drejt sukseseve dhe titujve vazhdimisht. Rrustemi (11-0, 9 KO) duelin e radhës do t`a zhvilloj në qytetin Aaurhus të Danimarkës ku përball do të ketë argjentinasin, Ricard Humberto Ramirez (14-2-0, 11 KO). Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin vakant WBF në kategorinë e rënd.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në palestrën extra moderne “Ceres Arena” në Aaurhus në organizim të ekipit të madh gjerman, Saurland Event. Arena “Ceres Arena” në Aaurhus është e ndërtuar me 2001 dhe pranon 5000 shikues.

Krahas Rrustemit në këtë ngjarje do të boksojnë edhe disa boksier të njohur, si vendasi Erol Ceylan, një emer i madh në boksin danez i cili do të sfidon titullin EBU në kategorinë pendël, si dhe perspektiva e boksit femëror në Danimarkë, Dina Thorslund që është kampione i botës në WBC për të reja.

Për opinionin, lexuesit duhet t`ju njoftojmë që titulli WBF – “World Boxing Foundation” është titull në nivel me IBO – “International Boxing Organization” që konkurrojnë në të ardhmen të njihen botërisht si botëror në një rang me titujt si WBC, WBA, IBF dhe WBO.

Titullin WBF në një kategorin kruzer e mban boksieri i njohur, legjenda Roy Jones Junior. Junior javë më parë e fitoi poashtu këtë titull që ishte vakant në kategorinë kruzer.

www.kosovaboxing.org
1 mars 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.