Mër. Kor 8th, 2020

Ermal Hadribeaj, një emër tjetër shqiptar që po shënon suksese në boksin profesionist në SHBA

3 min read

Përgatiti:
Artan Vërbica
25 qershor 2020


Boksi shqiptar çdo ditë po rritët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I fundit që po shënon rezultate dhe që duket mjaft perspektiv, është boksieri Ermal Haderbeaj. 26-vjeçari nga Tirana bokson në kategorinë super velter ku deri më tani ka zhvilluar 4 meçe me bilanc prej 3 fitoresh dhe një barazimi. Ai emigroi në SHBA para dy viteve. Fillimisht u stacionua te vëllai i tij në Michigan të Detroidit, por më pastaj lëvizi drejt Miami-t. Disa shok të tij i mundësuan të njohin disa personalitete të boksit dhe filloi boksin profesionist menjëherë. Ndonëse në Shqipëri nuk kishte stërvitur boksin por vetëm MMA, ai shpejt u adoptua edhe me boksin. Në Shqipëri MMA kishte stërvitur me punëtorin e palodhshëm, trajnerin Arjan Rizaj i cili ka krijuar artet marciale në Shqipëri dhe deri më tani po sjell suksese të jashtzakonshme për vendin tonë. Hadribeaj në vitin 2017 në kampionatin botëror në MMA në Bahrain doli i treti duke fituar medaljen e bronzt.

“E kisha shumë të vështirë në fillim. Fillova me MMA edhe këtu në SHBA. Por, disa trajner me sygjeruan të stërvitem në boks. Fillimisht e kisha shumë të vështirë të adaptohem, por me kalimin e kohës çdo herë e më shumë mësoja nga diçka në boksi” thekson Haderbeaj për Kosova Boxing.

Debutoi në boksin profesionist vitin kaluar me 6 shtator. Meçin e parë e kishte kundër amerikanit Darius Bagley (1-0, 0 KO). E mposhti pas katër raundeve. Meçin e dytë e zhvilloi një muaj më pastaj në nëntor kundër debutuesit Eric Rodriguez, ky meç u vlerësua i barabartë. Barazimi nuk e dëshpëroi Hadribejajn, ai në fund të vitit në dhjetor mposhti Javonn Davis (1-0, 1 KO) me vendim unanim pas 4 raundeve.

“Tre meçet para ishin tmerr për mua. Aq shumë ishin të vështira sa që nuk besoja so do t`ia kaloja, sepse nuk kisha përvojë dhe ishin mjaft domethënëse. Por, kur dëshira është e madhe dhe synimet janë të pastërta edhe zoti ndihmon, prandaj ia dola me dy fitore dhe një barazim” theksoi Hadribeaj.

E filloi edhe më mirë vitin 2020 ku përball pati Donjey Thomas Cosby (3-1-0, 2 KO). Meçi ishte paraparë të zhvillohet në gjashtë raunde, por Hadribeaj nokautoj amerikanin në raund të dytë.

“Meçin e katërt e fitova në mënyrën më të mirë me nokaut. Në këtë meç kuptova sa shumë jam përmisuar. Të gjitha sukseset e deri tashme ia atriboj trajnerit dhe menaxherit tim, Donato De Martis. Martis me don shumë, ai kujdesët për mua si të jem fëmija e tij. Kemi bashkpunim të ngushtë . Ndoshta e bën të vetën edhe ajo, që ai është me origjinë italian nga Napoli, dhe kemi ngjajshmëri ne dy popujt së bashku” thekson Hadribeaj.

Tani pas kalimit të masave të Covid 19 ku meçet mund të lejohen, Hadribeaj me 18 korrik në Daytona Beach në Florida do të zhvilloj meçin e pestë profesionist ku përball do të ketë Puerto-Rikanin, Harry Keenan Cruz-Cubano i cili ka bilanc prej 1 fitore dhe 1 humbje. Pas kësaj me 22 gusht në Bonita Springs të Floridas, Hadribeaj ka të caktuar edhe një përballje tjetër, përball Najik Lewis (3-4-1, 1 KO).

Kosova Boxing i dëshiron suksese boksierit tonë. Ai si duket ka një perspektiv vetëm se duhet të jetë i kujdesshëm, por deri më tani shihet se karriera e tij menaxhohet mjaft mirë me kujdes të veçuar.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.