RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Enver Halili shpallet boksieri më i mirë i turneut “NATO thank You”

6 min read

Palestra e rinisë dhe sporteve, Prishtinë, Kosovë, 24 Mars 2010 – Legjenda e boksit shqiptar, Aziz Salihu ka organizuar turneun ndërkombëtar për nder të ditës së fillimit të bombardimeve në Kosovë duke faleminderuar të gjitha shtetet që na ndihmuan. 11-vite më parë me 24 Mars në Kosovë, aleanca veri-atlantike i dul popullit shqiptar në ndihmë, për këtë arsye kjo datë është e rëndësishme. Nënkryetari i komitetit olimpik të Kosovës dhe pjesëmarrësi i tre olimpijadave verore, Aziz Salihu synon që ky turne “NATO Thank You”, tash e tutje të jetë tradicional. Për ta nderuar këtë date të veçantë të popullit të Kosovës, morrën pjesë disa shtete të rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria.

Turneu ishte mjaft kualitativ ku morrën pjesë, përfaqësuesja e Shqipërisë e prirë nga selektori Zef Gjoni, i cili kishte udhëtuar me ekipin më të mirë të Shqipërisë – Feliks Kruja, Enea Kovaçi, Kristian Dema dhe Nelson Hysa. Ndërkohë ishte Fatlum Zhuta përfaqësuesi i Maqedonisë dhe Afet Hajredini, pastaj përfaqësues të Bosnjë e Hercegovinës – Kenan Memedovic dhe Esin Memedova. Nga boksierët tanë ishin, Bekim Demaku, Xhevat Krasniqi, Ismet Dobratiqi dhe Marigona Beadini.Nga Texasi i Amerikës kishte udhëtuar enkas, boksieri Enver Halili i cili tregoi boksin më të mirë në këtë mbrëmje.

Konkurrenca e juniorëve:
64 kg – Arian Gashi (Kosovë) – Hajdin Ferati (Maqedoni) – 2:0
Arian Gashi ka treguar cilësi dhe talent të një boksieri me të ardhme të ndritshme në të ardhmen. Gashi ishte dukshëm më i mirë se boksieri nga Shkupi, Hajdin Ferati. Edhe vëllau i Arianit, Gazmendi është një talent i jashtëzakonshëm dhe premtojnë mjaft shumë në të ardhmen. Të dy boksierët janë shpresa të boksit kosovar.

Konkurrenca e femërave:
60 kg – Marigona Beadini (Kosovë) – Esin Memedova (Bullgari) – RSCO 3

Boksierja më e mirë në Kosovë në konkurrencën femërore, Marigona Beadini edhe një here tregoi se nuk ka kundërshtare. Ajo mposhti bullgaren, Esin Memedova me ndërprerje. Në dy raundet e para Marigona e dërmoi kundërshtarën. Në raund të tretë ajo nuk kishte më forcë dhe guxim të vazhdoj. Fitore e merrituar për Marigona Beadinin. Kampionati botërorë i boksit femërorë për femra është në Shtator të këtij viti dhe është mëkat për boksierën tone nësë nuk merr pjesë. Ajo ka potencial të kthehet nga botërori me medalje.

Konkurrenca e seniorëve :
54 kg – Feliks Kruja (Shqipëri) – Josif Stoicev (Bullgari) – 2:0
Feliks Kruja pjesëmarrës i shumë evinimenteve botërore, si në, kampionatin evropian për junior në Sombor me 2007, pastaj në kampionatin botërorë në Chicago 2007, arriti të mposht bullgarin Stojcev me vendim unanim të gjyqëtarëve. Kruja është njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar dhe aktualisht kampion i Shqipërisë. Ai premton mjaft në të ardhmen. Fitorja e tij ndaj bullgarit në asnjë moment nuk u vë në dyshim.

60 kg – Bekim Demaku (Kosovë) – Afet Hajredini (Maqedoni) – 1:1 (Barazim)
Lufta e boksierit nga Kosova, Bekim Demaku dhe boksierit nga Shkupi, Afet Hajredini u përcaktua me një duel të barabartë. Të dy boksierët treguan cilësi, ndërsa rezultati ishte epilog real e kësaj ndeshje.

60 kg – Xhevat Krasniqi (Kosovë) – Said Softic (Bosne e Hercegovinë) -1:1 (Barazim)
Edhe ky duel u nda me barazim. Ish-boksieri nga Peja, Xhevat Krasniqi, i cili ka kaluar në radhët e K.B. Prishtina nuk tregoi diç më shumë nga boksieri i përfaqësuese së Bosnjës e Hercegovinës. Krasniqi ishte agressor gjatë gjithë duelit mirpo boksieri Softic dha më shumë goditje të pastërta.

69 kg – Enea Kovaçi (Shqipëri) – Mirnes Xhenadic (Bosne e Hercegovinë) – 2:0
Boksieri nga Tirana, Enea Kovaçi dominoi në luftën kundër boshnjakut, Xhenadic. Gjatë gjithë kohës Kovaçi kontrolli duelin duke treguar më shumë cilësi. Kovaçi hyri në ring me shumë vrull ku me vetëbesim të plotë kërkonte ta plandos kundërshtarin. Dueli u mbyll në favor të boksierit shqiptar. Kovaçi pjesëmarrës në kampionatin evropian për junior në Sombor me 2007, pastaj në lojrat mesdhetare vitin e kaluar në Pescara, është një boksier më një të ardhme të mirë për përfaqësuesen shqiptare.

69 kg – Enver Halili (SHBA) – Naiden Stojanov (Bullgari) – RSCO 2
Boksieri me persektiv që jeton dhe zhvillon karrierën e boksit në Texas të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Enver Halili tregoi boksin më të mirë në këtë mbrëmje. Halili i cili ka udhëtuar enkas nga SHBA-të, vetem që ta marr pjesë në këtë turne, tregoi teknik, forcë, goditje të pastërta dhe një stil ndryshe nga boksi evropian. Edhe pse boksi amerikan në vitet e fundit nuk po jap rezultate, kjo pë pëlqehet nga adhuruesit e boksit botërorë. Rasti ishte edhe mbrëmë në Prishtinë ku Halili zgjoi të gjithë publikun në këmbë duke treguar se boksit u duhet atraktiviteti. Ai mposhti bindëshëm bullgarin, Stojanov ku e deturoi të dorëzohet në fund të raund dytë. Që nga viti 2007 kur për here të fundit boksoi Naim Terbunja, nuk kemi pasur ndonjë boksier më cilësor. Halili la mbresa të mira për të ardhmen. Ai synon të përfshihet në përfaqësuesen Amerikane. Sipas asaj që tregoi, ai ka potencial. KosovaBoxing.org i dëshiron suksese në të ardhmen.

75 kg – Fatlum Zhuta (Maqedoni) – Kenan Memedovic (Bosne e Hercegovinë) – 2:0
Fatlum Zhuta i njohur tash për publikun anë e mbanë shqiptar tregoi edhe një herë se është njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar në boksin amator. Edhe pse i lodhur nga dueli që e pat në fundjavë në Beograd në turneun “Golden Gloves”, ai tregoi mjaft pjekuri kundër boshnjakut mjaft të papërshtatshëm, Kenan Memedovic. Zhuta dhe Memdovic treguan boks cilësor dhe dhanë mjaft shumë goditje, mirpo Zhuta për një nuance ishte më i mirë ku grushtat e tij gjetën më shumë cakun. Zhuta në Beograd fitoi medaljen e bronztë duke humbur padrejtësisht nga rusi, Gamzet Gazaliev. Përndryshe Gazaliev është boksier mjaf t cilësor i cila ka qenë kampion evropian për kadetë, i treti për junior në botë dhe i dyti momentalsiht në kampionatin e Rusisë.Dueli Zhuta dhe Memedovic u zgjodh dueli më luftarak i mbrëmjes.

81 kg – Ismet Dobratiqi (Kosovë) – Admir Kurtic (Bosne e Hercegovinë) 2:0
Ismet Dobratiqi fitoi kundër Admir Kurtic me vendim unanim. Dobratiqi i cili më parë ka boksuar në konkurrencën deri 75 kg, ka shtuar peshë dhe është dukur më mirë në kategorinë deri 81 kg. Boksierët boshnajk në këtë turne nuk fituan asnjë medalje.

91 kg – Kristian Dema (Shqipëri) – Julian Jankov (Bullgari) 2:0
Kampioni i Shqipërisë në kategorinë deri 91 kg, Kristian Dema ka fituar duelin kundër bullgarit Julian Jankov. Ai mposhti bindshëm bullgarin duke treguar se është dukshëm më i mirë. Kjo ishte lufta e dytë e Kristian Demas në Kosovë. Ai edhe vitin e kaluar ka marr pjesë në turneun “Pavarsia 2009” duke humbur nga Nasi Hani, mirpo qysh atëhere ka lënë mbresa të mira dhe tani është përsosur shumë dhe do ta ketë çdo kundërshtar vështirë me te.

Boksieri i kategorisë së super të rënd, Nelson Hysa nuk kishte kundërshtar. Hysa është njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar. 25-vjeçari synon medaljen në kampionatin evropian që do të mbahet në Qershor në Moskë të Rusisë. KosovaBoxing.org do t`ju sjell në ditët në vijim më shumë reth kampionit të shumëfisht të Shqipërisë.

Boksieri më i mirë i turneut : Enver Halili
Qifti më luftarak : Fatlum Zhuta dhe Kenan Memedovic
Tekniku më i mirë : Marigona Beadini



Artan Vërbica
25 Mars 2010

3 thoughts on “Enver Halili shpallet boksieri më i mirë i turneut “NATO thank You”

  1. pershendetje te perzemert i shkon web-site te njohur kosovar kosovaboxing.org qe angazhohet ne qdo turnir ti kallzoj cilsit
    e boksierve tan kosovar por edhe atyre botror flm
    per mua ishe nje dite shum e bukur me disa meqe intersante .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.