RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Enver Halili pranë sfidës më të vështirë sonte!

2 min read

Boksieri ynë perspektiv Enver Halili (9-0, 3 KO) meçin e tij të dhjetë profesionistë do të zhvilloj sonte në Toledo të Ohio-s, ku për kundërshtar do të ketë amerikanin Wesley Tucker (14-0, 8 KO). 

Meçi i dy protagonstëve do të zhvillohet në tetë raunde. Të dy boksierët janë të pamposhtur por sonte njëri do të përjetoj humbjen, ku shpresojmë të jetë Tucker. 

Dueli do të zhvillohet në Toledo në Ohio ku Tucker do të ketë ndihmën e ringut vendas me përkrahjen e adhuruesve të tij. Por, kjo nuk e pengon boksierin tonë Halili, i cili me besim të plot ka pranuar sfidën duke udhëtuar drejt Ohio-s për vetëm fitore. 

“Jam përgatitur mjaft mirë. Do të jetë luftë e madhe ku unë në fund do të jam fitues” theksoi Enver Halili për Kosova Boxing.

Ai ka pasur stërvitje intenzive ku është përgatitur me trajnerin Jenaro Diaz. “Asnjëherë nuk jam përgatitur si kësaj radhe. Këtë mundësi jam duke e pritur qe sa kohë dhe me përgatitjet me trajnerin Diaz ne do t’ia dalim. Ne duhet të fitojmë” tha Halili. 

Optimist dukej edhe vëllai i Enverit, Skenderi. Ai është i mendimit që Enveri do të triumfoj sonte. “Besoj në te. Ka punuar shumë për këtë betejë. E njoh më mirë se çdo kush vëllain tim dhe ai është i gatshëm të bëjë hapin e duhur” tha Skender Halili për Kosova Boxing.

Të dy boksierët dolën në matje zyrtare me të njejtën peshë, 67 kilogramë. 

Kosova Boxing është mediumi i parë që ka prezentuar Halilin në mediat shqiptare. Ishte viti 2010 kur Halili ishte boksier amator dhe ne prezantuam si shpresë të madhe të boksit shqiptarë. I urojmë nga zemra sonte përfaqësimin sa më dinjetoz duke i uruar fitore.

Artan Vërbica
30 qershor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.