RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Enver Halili kundër Rich Neves me 20 Korrik

1 min read

enver haliliBoksieri ynë i talentuar Enver Halili do të kryqëzoj dorëzat me 20 korrik me boksierin amerikan Rich Neves. Ky duel do të zhvillohet në 4 raunde, ndërsa do të jetë sfida më e vështirë për Halilin deri më tani.

Halili deri më tani ka zhvilluar tre meçe profesioniste duke shënuar tre fitore. Ndërsa kundërshtari i tij, Rich poashtu njeh vetëm fitoret dhe është i pamposhtur me 6 fitore dhe 1 barazim.

Krahas Enverit dhe vëllai i tij Skenderi është duke pasur suksese në boksin profesionit, por këto janë vetëm hapat e tyre të parë në boksin profesionist.

Agjensioni ynë Kosova Boxing është mediumi i parë i cili që nga boksi amator ka përcjellur Halilin deri sa vlerëson ndër talentët më të mëdhenjë në boksin profesionist sot në SHBA por edhe më gjerë.

Foto: Kosova Boxing (nga arkivi i vitit 2009)

Kosova Boxing 
12 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.