RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Enver Halili i pafat në rikthimin e tij

1 min read

Pennsylvania, SHBA, 31 janar 2020 – Enver Halili (10-3, 3 KO) ka pësuar humbje në rikthimin e tij pas 15-muajve, nga amerikani Isaiah Wise (8-2-2, 5 KO). Halili ishte i pafat pasi mori një prerje në syrin e majtë duke shtyrë gjyqëtarin në ring të ndërprej meçin në raundin e tretë. Ai nuk e justifikon humbjen me dëmtim, thjesht amerikani ishte më i mirë.

“Dëshira ishte e madhe të rikthehem. Edhe pse pranova të boksoj në kategorinë e mesme. Kjo më kushtoi. Unë nuk e pata ditën time, ndërsa Wise ishte më i mirë” theksoi Halili për Kosova Boxing.

Halili bokson në kategorinë velter dhe atë super velter. Kjo kategori ishte sfidë dhe rrezik i madh. Por, ai nuk do të dorëzohet.

“Do të vazhdoj, pavarsisht humbjes. Vetëm se do të kthehem në peshën time” thekson Halili.

Dy vëllezërit Halili janë talent të pashoq. Por iu ka munguar mbështetja e duhur nga menaxherët dhe promoterët. Vëllai i tij Skenderi është penzionuar para kohe. Skenderi tashmë ka hapur një biznes personal, një restoran në Texas, ku njëherë për njëherë nuk është duke menduar rikthimin.

Kosova Boxing si medium që nga boksi amator ka mbështetur vëllezërit Halili dhe përkundër suksesit dhe jo-suksesit dontë vazhdoj ti mbështesë dhe inkurajuar për vazhdimin e boksit, por edhe biznesit të tyre personal.

www.kosovaboxing.org
2 shkurt 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.