Enver Halili(10-1, 3 KO) pësoi dy ditë më parë humbjen e parë në karrierë karshi një boksieri shumë me përvojë dhe shumë cilësor Raymond Serrano (24-4-0, 10 KO). Ai humbi me diskualifikim në raund të tetë. Ai humbi për një arsye të çuditshme që nuk i ka ndodh asnjëherë më parë dhe për këtë boksieri rrëfehet ekskluzivisht për Kosova Boxing.

Meçi ndërmjet Halilit dhe Serranos zhvillohej dhe ai që në fillim të meçit hasi në një gjë të pazakont. Ai kishte porositur një gomë të re të gojës për mbrojtjen e dhëmbëve dhe kjo i shkaktoi dëm të madh. Ishte një kualitet i dobët dhe që nuk mund ti përshtatej. Këtë nuk mund ta besonte. Zhvillohej raundi i tretë ku për herë të parë Halilit i bjen goma nga goja. Përsëri i ndodhi në raundin e pestë ku këtë herë mori vërejtje publike. Dhe në raundin e tetë i përsëritet dhe në këtë rast gjyqëtari në ring Eric Dali ndërpren meçin duke e diskualifikuar Halilin. Boksieri ynë insistoi se ishte goma e keqe duke u munduar t`ia spjegoj, por gjithçka për te kishte përfunduar.

“Është diçka që nuk e kisha menduar asnjëherë më parë dhe që do të mund të më ndodh mua. Unë bleva një gomë të re për mbrojtjen e dhëmbëve dhe që mu dukë gjithçka në rregull, por që më krijoj vështirësi dhe më humbi meçin. Kjo duhet të jetë një mësim për mua, por më ka dëmtuar shumë” thekson Enver Halili për Kosova Boxing.

I pyetur se nëse kishte pasur vështirësi në frymarje dhe ndoshta kjo ka bërë që ai të diskualifikohet. “Jo, unë isha i përgatitur dhe nuk e kisha asnjë problem me frymarje. Isha duke e fituar meçin me pikë” thekson Halili.

Shpresojmë që kjo humbje mos të demotivojë boksierin tonë Enver Halili dhe gjithsesi kjo le të jetë një këshillë e mirë edhe për boksierët tanë që të janë të vëmendshëm para se të ndodh një gjë që mundet secilit prej tyre ti ndodh një gjë e tillë.

www.kosovaboxing.org
20 nëntor 2017