RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Elvis Gashi kundër Roland Beier me 21 Prill në Leverkusen të Gjermanisë

1 min read

Kick-boxieri më i mirë amator i zgjedhur nga agjencioni ynë Kosova Boxing për vitin 2011, Elvis Gashi do të zhvilloj një ndeshje të rëndësishme në Leverkusen të Gjermanisë. Gashi do të ndeshet me gjermanin Roland Beier. Ky meç do të zhvillohet në konkurrencën “B” klasë. Këtë meç të Gashit e ka mundësuar organizatori Baki Hoxhaj. Elvisi është pjesë e klubit të kick-boxit, IPON nga Peja, ndërsa për te përkujdeset traineri Fisnik Sadrija, i cila ka merita të mëdha në përparimin e talentit të tij. Sukseset e Elvisit janë sapo kanë filluar, mirëpo për lexuesit tanë vlen të përmenden që ai ka marrë pjesë në dy kampionate botërore, në Skoci me 2010 dhe në Gjermani me 2011. Në Skoci, Elvisi ishte vetëm 17 vjeçar ku fitoi 5 meçe në tre ditë. Një vit më vonë në Karlsruhe të Gjermanisë ai fiton medaljen e argjent deri në -75 kg, Duele tjera pati ku arriti shumë suksese tjera, si triumfi në Londër ndaj tailandezit Huy-Pham. Sukseset e Elvisit në të ardhmen do të janë në rritje, ku pa dyshim ky talent premton shumë në të ardhmen.

Artan Vërbica
13 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.