RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Elvis Gashi – Kikboksieri më i mirë për 2017

2 min read

Elvis Gashi i cili disa vite më parë emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është gjetur mjaft mirë përtej oqeanit, duke u bërë pjesë edhe e kompanisë së madhe të kikboksit “Glory” me paraqitjet e tij.

Gashi deri më tani ka zhvilluar 20-meçe në kikboksin profesionist dhe ka bilanc të qind për qindë, të gjitha fitore. Ndërsa në “Glory” ka zhvilluar dy meçe, dy fitore, një me nakaut. Ai tani ka bërë krenar gjithë shqiptarët në SHBA, por edhe përtej si në Kosovë që është mjaft i adhuruar.

Debutimin në “Glory” e pati me 14 janar në ngjarjen e 43-të. Ai nuk konsiderohej favorit ku përballë kishte kanadezin, Josh Jaunsey. Jaunsey para përballjes me kikboksierin tonë kishte 5 fitore (5 KO) dhe 5 humbje. Ai pesë humbjet i kishte pësuar me vendim të gjyqëtarëve. Gashi i vendosur arriti fitore të madhe me nakaut në raund të dytë. Ai gjatë raundit të dytë arriti plot tre herë ta rrëzoj deri sa e treta ishte e vërteta ku Jaunsey nuk arriti të ngritet.

Fitoren e dytë e arriti me 1 dhjetor në ngjarjen e 48-të të Glory-t. Gashi përball pati afrikanin nga Liberia, Nate Richardson. Richardson kishte një fitore në Glory sikur se Gashi dhe kjo përballje ishte mjaft interesante. Richardson kishte debutuar në ngjarjen e 44-të Glory-t në Chicago ku kishte mposhtur çekun Rafael Dudek me vandim unanim pas tre raundeve. Pas tre raundeve të forta, Gashi arriti ta fitoj me vendim unanim. Me këtë fitore Gashi arriti të radhitet i 9-ti në ranglistën e Glory-t.

Me dy fitoret madhështore Elvis Gashi nga agjencioni Kosova Boxing zgjidhet kikboksieri më i mirë për 2017. Shpresojmë që viti 2018 të jetë edhe më i suksesshëm për kikboksierin tonë.

www.kosovaboxing.org
2 janar 2018

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.