RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Elvir Muriqi rikthehet me 20 Nëntor

2 min read

Boksieri ynë nga Peja, Elvir Muriqi do të rikthehet me 20 Nëntor. Dueli i ardhshëm për Muriqin do të zhvillohet në “Aviator Sports Centre” në Brooklyn të New York-ut dhe do të jetë i planifikuar të jetë në dhjetë raunde. Ende nuk është përcaktuar kundërshtari, por kjo pritet të mësohet shumë shpejtë. Muriqi duelin e fundit e zhvilloi vitin e kaluar me Tiwon Taylor ku shënoi fitore me ndërprerje në raund të dytë. “Jam përgaditur vazhdimisht dhe kam pritur rastin për një kohë të gjatë dhe mund të them se jam i përgaditur. Shpresoj që shumë shpejt do të përcaktohen për kundërshtarin tim dhe besoj që do të jetë i denjë. Ka kohë që nuk jam paraqitur në ring, por shpresoj të dukem mirë” deklaroi Muriqi për KosovaBoxing.org. Muriqi vazhdimisht ka qenë i ranguar lartë në versionet më të mëdha botërore dhe ai pritet të rikthehet sërish në TOP-15. Pas këtij dueli Muriqi mund të ketë ndonjë luftë eliminatore për titull bote apo mund të sfidoj titullin botëror drejtpërdrejt, por kjo do të shifet, pasi që deri më tani i është premtuar disa here nga promoter i tij Don King por asgjë nuk ka pas konkrete në këtë drejtim. Në muajt e fundit ishte në bisedime për një duel të mundshëm me kampionin e botës në versionin IBF, Tavoris Cloud i cili anashkaloi boksierin tonë duke përzgjedhur  Fulgencio Zuniga.  Edhe me kampionin tjetër botëror të versionit WBC, Jean Pascal ishte në bisedime por në fund edhe Pascal vendosi për legjendën Bernard Hopkins. Këtu shifet edhe mos serioziteti i Don King-ut i cili ka mund të bëjë më shumë për boksierin tonë, por data 20 Nëntor është një datë kur Muriqi ka rastin të dëshmoj veten dhe se ka potencial për titull bote. Në mbrëmjen e 20 Nëntorit do të boksojnë edhe dy shqiptarët tjerë, fjala është kusheririn e Elvirit, Shqiprim Muriqi 4-0 (2 KO) dhe Stivens Bujaj 2-0 (2 KO) të cilëve edhe këtyre nuk ju kanë përcaktuar kundërshtarët.

Artan Vërbica
1 Nëntor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.