RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Elvir Muriqi përgaditet për sfidën e radhës !

2 min read

Nuk ka pasur asnjë ditë pushim për Elvir Muriqin. Fundfestat për boksierin tonë e kanë gjetur nepër ringjet e boksit të New York-ut ku boksieri ynë pretendon për  një vit edhe më të mire. Ai ka pasur një orarë të ngjeshur në 2009 ku zhvilloi tre lufta duke fituar dy ndërsa e humbi vetem një. Muriqi zhvilloi luftë të bukur me ish-kampionin e botës Clinton Woods ku ju bë padrejtësia e pamerituar nga stafi i anglezit. U khtye në Kosovë duke e bërë krenar popullin shqiptar që paten mundësi ta shohin nga afër boksierin tone të popllarizuar jo vetem tek ne por edhe në botë. Ai iu revanshua Garaschenkos për humbjen e vitit 2005 dhe e zhvilloi edhe një luftë në Amerikë duke mposhtur me ndërpreje në raund të dytë kundër Tiwon Taylor.

Elvir Muriqi do të udhëtoj këtë javë në qytetin bregdetar Florida për ti vazhduar ushtrimet. Ai preferon Floridën ku kushtet për stërvitje janë optimale. Muriqi dëshiron që të jetë sa më i përgaditur për sfidat që e presin. Menagjeri i tij tani ka ndarë dy termine për boksierin tonë që janë shumë afër. Datat janë 27 Shkurt në Florida dhe 6 Mars në Las Vegas ku në njërën nga këto do të ndeshet. Kundërshtari i Muriqit pritet të jetë amerikani Marcus Oliveira i cili ka rekord prej 19-0 (15 KO). Oliveira konsiderohet si njëri ndër boksierët më të mire në Amerikë. Ai rankohet si i 24-ti në ranklistën botërore BoxRec.com.

Muriqi e pret duelin i qetë dhe i vëmendshëm për suksesin e radhës. Muriqi gjatë gjithë kohës ka shpresuar për ndonjë sfidë për titull botërore por si duket është e vështirë për momentin. Muriqi së fundi në ranklistën e re të versionit WBC është dal një pozitë më lart. Ai muajin e kaluar ishte në vend të 15-të ndërsa këtë muaj ka përparuar për një vend, në të 14-të. Shumë shpejt ai do të jetë edhe në versionet e tjera botërore në top-15 si WBC, IBF dhe WBO. Fitorja e Muriqit do ta sjell shumë afër sfidës për kampion bote.

KosovaBoxing.org do t`ju informojë për çdo gjë reth finalizimit të kontratës dhe kundërshtarin e radhës.

Artan Vërbica
8 Janar 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.