RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Elvir Muriqi i dëshpëruar nga Don King

2 min read

Boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi po has probleme me promoterin e tij të njohur Don King. Muriqi nga marrveshja e arritur me Don King nuk ka zhvilluar asnjë duel këtë vit duke kaluar një vit të vështirë. Atij vazhdimsht i është premtuar se do të bëj një luftë për titull, por kjo deri më tani ka qenë e parealizuar. Muriqi është i rankuar si 13-ti në versionin WBC dhe poashtu i 13-ti në versionin WBA dhe nga viti i ri 2010 mban pozitën e parë në versionin më të madh në Amerikë, “NBFA – North American Boxing Federation” i cili kampion është Ismail Sillakh por ai po mbahet peng dhe nuk po lejohet të boksoj për “rating” më të madh apo për ndonjë titull, edhe pse është rankuar mjaft lart.

Nuk e dimë a është kjo politikë për t`a ngadalsuar karierën e boksierit tonë, apo po presin rastin e volitshëm, por kjo nuk i konvenon askujt. Këtë gjë nuk po mund t`a kuptoj as vetë Elviri, i cili shprehet për redaksinë tonë se kjo vazhgitje po e dëmton mjaft shumë. “Jam vazhdimisht duke ushtruar dhe po pres rastin për ndonjë duel. Don King vetë më tha që do të më arranzhojë një duel të madh për ndonjë titull, por kjo akoma nuk po ndodh” deklaroi Muriqi.

“Më ofruan një meç me Karo Murat në Gjermani në fillim të muajit Maj, por s`kishte kohë aq sa duhet për të udhëtuar atje, pasi më lajmëruan vetem dy  javë më herët, ndërsa mua më duhen së paku dy muaj për përgaditje” tha Muriqi. “Pres rastin tim të sërishëm për titull bote. Ajo ndoshta do të vonoj por unë dua të jem i përgaditur 100%. Jam duke ushtraur dhe po ndihem mirë, vetem se dua të boksoj sa më parë” theksoi Muriqi për Kosovaboxing.org.

Redaksia jonë vazhdimisht po e rishikon ecurin e boksierit tonë. Edhe ne ndihemi të shqetësuar pasi Elvir Muriqi dhe Nuri Seferi janë dy boksierët tanë që mund tani për tani të fitojnë titullin e kampionit botës  dhe koha nuk po ecë më së miri për ta., Si do që të jetë kjo është ajo që po ndodh sot me boksierin tonë. Nuk e dime si t`a quajmë, probleme me Don King apo shfrytëzim nga ana e tij dhe humbje kohe. Koha do të na tregojë.

Artan Vërbica
25 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.