RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Elvir Muriqi dhe Xhavit Bajrami fitojnë epitetin e ma të mirëve

5 min read


Boksieri më i mirë për vitin 2009 – Elvir Muriqi
Kikboksieri më i mirë për vitin 2009 – Xhavit Bajrami
Boksieri më i mirë amator për vitin 2009 – Naim Terbunja
Debutuesi më i mirë në boksin profesional – Disarjot Gashi
Kikboksieri më perspektiv për vitin 2009 – Besnik Limani

Boksieri i vitit 2009 – Elvir Muriqi

Boksi shqiptar ka qenë si çdo vit në qender të vemendjës ku protoganist në boksin profesional këtë vit ka qene Elvir Muriqi. Në ditën e të dashuruarve me 14 Shkurt në Shën Valetin e gjithë bota e shqiptare iu drejtuan ujdhesës së bukur në Angli, Jersey. Arsyeja ishte e vetmja se boksieri ynë Elvir Muriqi boksonte kundër ish-kampionit botërorë Clinton Woods. Dueli kishte epitetin e madh sepse luftohej për eliminator të brezit botërorë IBF ku boksieri ynë ishte vetem një hap sfidës për kampion bote ndërsa ish-kampioni botërorë donte sa ma pare t`a rikthente brezin e tij që e kishte mbajtur për katër vite. Muriqi nuk ja doli dhe humbi me anë të pikëve edhe pse epilogu real ishte për barazim ose boksieri ynë kishte fituar për një pike ose dy.

Ai humbi … por me pike edhe pse kjo u pa që nuk ishte e pastërt por boksieri ynë luftoi taman si shqiptar për 12-raunde duke e lën të heshtur gjatë gjithë kohës publikun që ishte prezent. Muriqi humbi por nga Britania e Madhe u kthye kokëlartë dhe krenar. Nga ajo humbje Muriqi nuk u dorëzua por vazhdoi rrugëtimin e tij drejt sukseseve duke iu revanshuar Oleksander Garaschenko-s për humbjen e vitit 2005 i cili kishte vuajtur mjaft shumë deri sa ja riktheu borgjin, e atë e bëri para publikut shqiptar në Kosovë. Muriqi përmbyll një stinor të mire duke shënuar edhe një fitore ndaj Tiwon Taylor me ndërprerje në raund të dytë. Pas gjithë asaj që kanë treguar boksieret tanë gjatë këtij viti Muriqi me merrit e fiton epitetein e boksierit të vitit 2009.

Kikbokseri i vitit 2009 – Xhavit Bajrami

Xhavit Bajrami ka zhvilluar një stinor të përkryer duke fituar titullin e kampionit botërorë të versionit ISKA për kategorinë mbi 96.50 kg në diciplinën Muay-Thai për herë të dytë kundër ish-kampionit botërorë amerikanit, Mike Sheppard. Bajrami e riktheu titullin në mënyrë spektakulare duke dërmuar djaloshin nga Shetetet e Bashkuara me një “High kick Knock-Out” në raundin e parë. Më pastaj Bajrami mbrojti titullin kundër ish-kampionit të dyfishtë të Francës dhe boksierit të famshëm të K-1, Freddy Kamayo duke barazuar në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Boksieri ynë i popullarizuar nga Dumoshi i Podujevës arriti të shënoj edhe dy fitore në boksin profesionist duke promovuar veten edhe si boksier mjaft i sukseshëm.

Diciplina e sporteve me duar dhe këmb apo “kick-boxing” ishte mjaft e denjë këtë vit duke pasur parasysh se edhe boksieret tjerë aktual kampion bote në versinet WKA në Thai-Box si Besim Kabashi i cili mbrojti titullin botërorë tre herë këtë vit dhe Kreshnik Rrustemi në diciplinën e K-1 i cili debutoi sivjet në sportin e K-1-it ku shënoi dy fitore të vlefshme në parameçe të ish-kampionit botërorë Badri Hari, patën rezultate kulminante të cilën dolën krenar me luftat e tyre. Vendimi nga ana ime ishte i vështir mirpo Xhavit Bajrami për një nuance ishte më i mire dhe duke rikthyer titullin botërorë të ISKA-së e pastaj duke e mbrojtur dhe duke ja shtuar dy fitoret në boksin profesionist shpallet kikboksieri i vitit për 2009.

 

Boksieri më i mirë amator për vitin 2009 – Naim Terbunja

Naim Terbunja në fillim të vitit ka udhëtuar në New York të Amerikës për pjesëmarrje të turneun më të madh botërorë, “Daily News – Golden Gloves”. Terbunja për katër muaj resht arritur suksese të jashtëzakonshme. Ai me 16 Prill në palestrën e njohur “Madison Square Garden në New York” mposhti talentin amerikan Marcus Brown me 5:0 duke u bërë shqiptari i dytë që fiton këtë turne pas Elviri Muriqit me 1998. Terbunja nuk ndalet me kaq ai vazhdon rrugëtimin edhe ne “National Golden Gloves”.

Terbunja për shtatë ditë sa u mbajt turneu në qytetin “Salt Lake City të Utah-së” i fitoi pesë duele me rezultate fenomenale duke u shkruar në histori të boksit amerikanë dhe shqiptarë. Terbunja arriti t`a mposht në finale Luis Arias nga Wisconisin me 3:2. Terbunja hyn në analet e boksit botërorë duke u konsideruar me legjendat e boksit që kanë fituar këtë turne dhe duke u bërë të famshëm më pastaj në ringjet botërore si Muhammed Ali, Joe Fraizer, George Forman, Mike Tyson, Evander Holyfield, Oscar De La Hoya, Antonio Tarver, Roy Jones Junior e shumë tjerë. Suksesi tani i dytë me radhë në këtë vitë është edhe suksesi më i madhë që kishte Terbunja deri tani në karrierën e tij të pasur me më shumë se 200 luftra. Me këtë rekord të tanishëm Naim Terbunja ka tejkaluar bindshëm sukseset e çdo boksieri tjetër amator shqiptarë prandaj shpallet boksieri më i mire shqiptar për boksin amator për vitin 2009. Ai në vitin 2010 do të kaloj në profesionalizëm.

Debutuesi më i mirë në boksin profesional për vitin 2009 – Disarjot Gashi

Disarjot Gashi ka arritur suksesin më të madh ndër boksieret e rinjë që kanë debutuar këtë vit. 25-vjeqari nga Peja ka shënuar shtatë fitore këtë vit dhe të gjitha e ka përfunduar me ndërprerje. Besojmë që sukseset e këtij djaloshi nuk do të mungojnë edhe në vitin e ardhshëm. Ai është ndihmuar mjaft edhe nga legjenda boksit shqiptar që dikur i ka sjellur titullin e pestë K.B.Prishtina, Muharrem Gjocaj i cili është trajner i tij.

Kikboksieri më perspektiv për vitin 2009 :

Besnik Limani ka treguar perspektiv të lartë këtë vit. Gjatë vitit ka shënuar 7 fitore në po aq lufta. Kikboksieri i ri nga Zajazi i Tetovës i takon ky epitet në bazë të rezultateve të treguara.

 

Rezultatet profesionale te boksierve tane dhe atyre që debutuan në vitin 2009 :

1.Elvir Muriqi ———————— 2-1-0 (1 KO)
2.Faruk Shabani ——————– 2-2-0 (1 KO)
3.Nuri Seferi ————————-  3-0-0 (2 KO)
4.Kreshnik Qato ——————– 3-0-0 (1 KO)
5.Sefer Seferi ————————- 4-0-0 (4 KO)
6.Haxhi Krasniqi ——————– 4-0-0 (4 KO)
7.Shpetim Shala ——————— 1-0-0 (0 KO)

 

Pesë debutuesit më të mirë për vitin 2009 :
Disarjot Gashi ———————— 7-0 (7 KO)
Nasi Hani ———————- ———4-0 (2 KO)
Arnold Gjergjaj ———————–3-0 (3 KO)
Shqiprim Muriqi ——————– -2-0 (1 KO)
Bedarin Toma ———————— 0-1

2 thoughts on “Elvir Muriqi dhe Xhavit Bajrami fitojnë epitetin e ma të mirëve

  1. Per mua duhej te jet fitues 2009 ne Kikboks Besim Kabashi kurse bokser Nuri Seferi! Nuk pe gjej arsyen se si fituan Elviri dhe Xhaviti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.