RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Elvir Muriqi bokson në muajin Mars ?

2 min read

Elvir Muriqi do të ketë meçin e parë e këtë vit në muajin Mars ? Elvir Muriqi 37-5 (23 KO) ka kohë që është në biseda me boksierin perspektiv amerikan, Marcus Oliveira 19-0 (17 KO) dhe mbrenda kësaj jave mund të nënshkrruhet marrveshja dhe dueli do të zhvillohet sipas të gjitha gjasave në qytetin e lotarisë, Las Vegas.  Elvir Muriqi ditë më parë ka marrur edhe një ofertë nga promoter i njohur turk, Ahmet Oner i cili është pronar i ekipit të njohur Arena Box Promotion për një duel të mundshëm në Hamburg të Gjermanisë me 27 Mars dhe nëse dështojnë bisedimet me Oliveira atëhere boksieri ynë do të paraqitet në Hamburg.

“Dueli im i radhës është shumë i rëndësishëm. Kam pritur që do të luftoj për titull bote, por për momentin kjo është e vështirë. Lufta me Oliveira ka peshë të madhe sepse do të jetë për titullin “NBFA – National Boxing Federation Assosiation” që do të thotë kush fiton bëhet kampion i Amerikës” deklaroi Muriqi.

Ditë më parë ranglistat botërore te disa versione janë shfaqur, e boksieri ynë Elvir Muriqi ka përparuar në versionin WBC-së ku ishte i 14-ti, kurse këtë muaj ka përparuar për dy vende, tani gjendet në poziten e 12-të në versionin WBC. Boksieri i cili mund të jetë kundërshtar i boksierit tone, Marcus Oliveira renditet si i 14 në WBA.

“Shpresoj të takohem me Oliveira, mirpo nuk brengosem edhe shumë, sepse e kam edhe ofertën tjeter për në Gjermani. Nëse boksoj në Gjermani nuk do të kem ndonjë kundërshtar të forte si  të kalibrit botërorë siq është Oliveira, mirpo e mira e kësaj është se unë do t`a mbaj formën dhe të përparoj në renditjet botërore në të gjitha versionet. Poashtu është kënaqësi e imja të boksoj në Gjermani ku nuk kam boksuar asnjë herë dhe e di se do të kem përkrahjen në maksimum nga bashkatdhetarët e mi shqiptar atje”  tha Elvir Muriqi.

KosovaBoxing.org do t`ju lajmëroj për të gjitha rethanat dhe të rejat që do të ndodhin në ditët në vazhdim.

Artan Vërbica
3 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.