Artan Vërbica
5 maj 2018

Talentja e madhe shqiptare në boks, Elsidita Selaj do të përfaqësoj Shqipërinë këtë vit në Lojrat Olimpike për të rinjë që do zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës, nga data 6 tetor deri 18 tetor. 

Elsidita Selaj do të garojë në kategorinë deri 75 kilogramë. Asaj ditë më parë iu dorëzua edhe flamuri kombëtar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Për Shqipërinë është hera e parë që merr pjesë në një kompeticion të madh dhe shpresa më e madhe ku pritet që Shqipëria të fitoj ndonjë medalje, është pikërisht Elsidita. 

Në pamundësi që ajo të zhvilloj ndonjë meç mbrenda Shqipërisë duke mos pasur konkurrencë, Elsidita kryesisht të gjitha meçet, tetë deri më tani i ka zhvilluar jasht vendit, vetëm një në Shqipëri, të gjitha ndërkombëtare. 

Ajo u dëshmua. Në prill të këtij viti në kampionatin evropian për të reja e zhvilluar në Roseto degli Aburuzzi të Italisë, doli e dyta duke fituar të argjendtën. Ajo fitoi disa boksiere mjaft kompetive nga shtetet e zhvilluara botërore. Meçin preliminar e kaloi pa luftë. Në çerekfinale mposhti kroaten Antonita Zaja, 5 me 0. Në gjysëmfinale mposhti irlandezen Lauren Kelly, 5 me 0. Në finale u mposht nga rusja Anastasia Shamonova, 5 me 0. Ky suksese ishte i jashtzakonshëm. 

Vazhdoi ndjekjen e medaljes në gusht të këtij viti në kampionatin botëror në Budapest të Hungarisë. Meçin preliminar e kaloi pa luftë, ndërsa në çerekfinale mposhti australianen Tywarna Campbell, 5 me 0. Në çerekfinale u mposht nga indianja, Astha Pahwa, 4 me 1. Edhe pse në Shqipëri u kthye pa medalje, ajo u dëshmua duke qenë krenare me te i gjithë kombi. 

Me tetë meçe të zhvilluara deri më tani, Elsidita Selaj ka krijuar elsperiencë për të fituar medalje. Ajo drejt Argjentinës do të synoj më të mirën për Shqipërinë. I gjithë ky suksesë i Elsidës i përket edhe trajnerit të saj Jetmir Kuçi. Kuçi njëri ndër ish-boksierët më të mirë që ka pasur Shqipëria, ka sjellur përvojën, punën, diciplinën tek kjo vajzë e shihet si e ardhme e boksit tonë. 

www.kosovaboxing.org