RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Eliminohen të gjitha boksieret tona në kampionatin evropian

1 min read

albulena gubetiniKeszthely, Hungari, 4 Korrik 2013 – Boksieret tona Fatlume Ahmeti, Albulena Gubetini që përfaqësuan Kosovën dhe Azize Nimani që përfaqësoi Gjermaninë janë eliminuar që në duelet e tyre të para në kampionatin evropian për konkurrencën e të rejava dhe seniorëve që po mbahet në qytetin Keszhely të Hungarisë.

Fatlume Ahmeti humbi nga irlandezja Dervla Duffy me rezultat 3 me 0 në raunde. Sipas shikuesve të pranishëm Ahmeti tregoi rezistencë të denjë, ndonëse Duffy ishte cilësuar favorite ndaj boksierës sonë. Edhe rezultati 3 me 0 sipas të gjithëve nuk ishte real, por në boks po vazhdon favorizimi i shteteve të mëdha. Ahmeti boksoi në kategorinë deri 54 kilogramë. 

Boksierja më e mirë shqiptare që e kemi, Azize Nimani poashtu u gjykua dhe dëmtua nga gjyqëtarët në duelin e drejtpërdrejt me franqezen Delphine Mancini me rezultat 2 me 1. Nimani ishte gjatë gjithë kohës më e mirë, por ishte befasi e madhe kur në fund fitorja iu dha franqezës Mancini.
Nimani e cila boksoi vitin e kaluar në kampinatin botëror në kategorinë deri 51 kilogramë, në Hungari mori pjesë në kategorinë deri 54 kilogramë.

Në konkurrencën e të rejave, Albulena Gubetini humbi me ndërprerje në raund të tretë nga gjermanja Olivia Makay. Në këtë kategori ishin vetëm katër boksiere, ndërsa Gubetini edhe pse humbi, ajo do të sjellë medaljen e bronzt për të reja nga Hungaria.

Përgatiti:
Artan Vërbica
4 Korrik 2013

1 thought on “Eliminohen të gjitha boksieret tona në kampionatin evropian

  1. Vet pjesmarja Juaj ne kampionate EU, apo Botror esht sukses, ju deshiroj fat ne herat tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.