RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Ekskluzive: Intervistë me trajnerin Agim Krasniqi

8 min read

Prishtinë, 18 Tetor 2012 – Të gjithë jemi krenar me sukseset e boksierit tonë Luan Krasniqi, i cili për plot dy dekada i dha shumë krenari gjithë kombit shqipëtar. Por, prapa tij dhe sukseset të tij qëndroi gjithëmonë pranë një person i cili e mbështeti, përkrahu, dhe nuk e lejoi asnjëherë të ndaloj, por vetëm i dha shtytje.

Disa kanë ndëgjuar, e disa janë kurreshtar t`a dinë, ai është Agim Krasniqi, vëllai i Luan Krasniqit.

Agim Krasniqi shkollën fillore e kreu në vendlindje në Junik, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në Deqan, deri sa Fakultetin e Edukatës Fizike e kreu në Universitetin e Prishtinës. Agimi, u bë njohës i madh i sportit, duke emigruar në Gjermani më pastaj, ku sportit nuk ju nda asnjëherë vetëm se u bë ekspert në fushën e boksit. Ai ishte mbështetësi më i madh i Luanit, dhe gjatë gjithë këtyre viteve qëndroi si trajner fizik dhe kondicional, dhe këshilltar i afërt. Gjithëmonë pranë vëllait, prandaj Agimi ka merita të mëdha.

Agimi qëndroi për pushime në Kosovë, i cili disa ditë i kaloi në vendlindje në Junik dhe disa ditë në kryeqendrën tonë në Prishtinë. Ne shfrytëzuam qëndrimin e tij në Kosovë duke iu sjellur lexuesvë tanë disa detaje rreth karrierës së tij, si trajner i afërt i Luanit, për shkollimin e tij në Prishtinë, për specializimin e tij për boksin, për ambiciet, synimet, dhe aspiratat e tij për të ardhmen.

Agimi krahas suksesit të Luanit flet edhe për djalin e tij Ardianin i cili është duke vazhduar gjurmëve të xhaxhait të tij Luanit. Poashtu flet për Butrint Ramën i cili është trajner aktual i tij.

Kosova Boxing : Agim, së pari ju përshëndes që në këto ditë të pushimit keni gjetur kohë për ne?

Agim Krasniqi: Faleminderit, është kënaqësi të jam në Kosovë dhe të zhvillojë bisedë të hapur me ju.

Kosova Boxing: A mund të flisni diçka rreth biografisë dhe karrierës suaj?

Agim Krasniqi: Shkollën fillore e kam kryer në Junik, të mesmën në Deçan dhe Fakultetin e Edukatës Fizike në Prishtinë në vitin 1991. Që në ate kohë isha shumë i dhanur pas boksit. Sukseset e të madhit tonë Lah Nimanit më lanë përshtypje të pashlyera në trurin tim, andaj vendosa që tema e diplomës të jetë “Përgatitja e reprezentacionit shtetëror për Lojrat Olimpik në boks“, te profesori i nderuar dhe një hero i sportit shqiptar Mentaz Allajbegu. Me 11.03.1991 – mbrojta temën e diplomës me suksesë të lartë. Në atë kohë ishte vështirë të fillohet një punë ashtu si unë ëndrroja. Prandaj vendosa të jam afër vëllaut tim më të vogël Luanit, ku veq e kishte nisur karrierën sportive në boks me shumë suksesë në Gjermani, pikërisht në qytetin Rottweil. Aty dhe fillova punën time sportive.

Synimet dhe Aspiratat e mija jane që në majën e piramdës së boksit amater dhe profesionist të ketë edhe më shumë Luana. Kam besim te Butrint Rama i cili ka talent për boksin dhe rezultatet e tij do të vijnë në të ardhmen. Në një kohë të afërt ai do te gjendet në mes të 10-të boksierëve më të mië në botë në kategorinë e mesme. Kurse sa i përket Ardianit është herët të flasim. Mirëpo talenti, dëshira dhe puna e tij po jep rezultate deri më tani.

Kosova Boxing: Të fillojmë nga puna juaj me vëllain Luanin. Sa ka qenë e vështirë, kur dihet se si vëlla ndjenjat janë më të vështira, dhe gjatë gjithë këtyre viteve keni qëndruar afër ku keni pasur momente të mira por edhe të vështira. Sa ka qenë e përballueshme, apo momente më të vështira kanë  qenë të gjindesh në kënd të tij?

Agim Krasniqi: Puna me Luanin ka qenë e veshtirë për mua që nuk mund t`a përshkruaj ashtu siç unë e kam ndje dhe përjetuar. Të jesh në majën e piramidës së boksit me ekspertë të kalibrit botëror është shumë e veshtirë. Momentet e mira ishin kur planet dhe strategjia e jonë kishte sukses. Mirëpo momentet e veshtira ishin atëhere kur strategjia e jonë nuk shkonte ashtu si ne deshirojshim, atëhere në shpirtin tim fitonte ndjena e vëllait e jo ekspertit. Ndjenjën për vëllain në momente të veshtira nuk deshirojë të përshkruaj kurrë,  është shumë e tmerrshme.

Kosova Boxing: Luani ka pasur trajner të spikatur gjithëmonë që nga Valentin Silaghi, Michael Timm, Torsten Schmitz e tjerë. Por, ndonjëherë e kemi pare se nga roli i asistentit keni marrë rolin e trajnerit kryesor. A ka qenë guximi i juaj për t`i dhënë fjalën e fundit dhe instrukcionin përfundimtar, apo si ka qëndruar?

Agim Krasniqi: Unë kam punuar shumë si asistent i këtyre trajnerëve të mëdhenjë që unë ju jam shumë mirënjohës për ndihmën që më kanë dhanë. Por në boks nuk duhen të ndrohen rolet. Mirëpo puna ime shume e madhe dhe vetëbesimi i madh në punën time ka berë që unë te marrë pjesë në shumë vendime të vështira.

Kosova Boxing: Kthehemi sërish tek pyetja paraprake. Në momentet e vështira kur Luani boksonte me Lamon Brewster dhe ishin momentet dramatike apo fiton Luani apo Brewster. Unë e mbajë mend në kujtesën time kur ju ishit ai i cili u ngritët në këmb në këndin e Luanit dhe morët përsipër fjalën përfundimtare! E dij se ishte vështirë, por në ato momente vetëm trajnerët e mëdhenjë tregohen, dhe nga ajo u pa që ti kishe guxim për ti thënë Luanit vazhdo, dhe pikërisht nxorët atomin e fundit nga ai, edhe pse fati i mungoi. Si mund ta shpjegosh !

Agim Krasniqi: Dështira ime është që unë kurrë për këtë duel të mos flasë, mirëpo mbasi po insistoni po flas. Dueli i Luanit dhe Brewsterit do te shkruhet në Historikun Botëror që nuk do te harrohet kurrë. Gjithmonë kam pasur një parandjenjë se ne shqiptarët kemi vështersi në kulmin e shtepisë, dhe nga ajo parandjenjë dëshiroja që mos t`ia lajm fatit mirëpo pafatsiia na denojë.

Kosova Boxing: Ju keni njohuri të mëdha për sportin, e aq më shumë kur dihet që keni kryer Fakultetin e Edukatës Fizike dhe jeni profesor i aftë. Edhe në jetën profesionale jeni treguar profesionist i vërtetë. Si ka shkuar mësimi juaj në Gjermani për boksin duke ju shëndruar në ekspertë të boksit. Kjo na bënë të lumtur edhe neve në Kosovë që kemi ekspertë të boksit dhe që mund të jap kontribut për boksin tek ne. A jeni kontaktuar ndonjëherë nga ndonjë person apo institucion për ti dhënë ndihmë boksit tonë ?

Agim Krasniqi: Që nga viti 1992 kur kam shkuar në Gjermani kam punuar më shumë trajner të njohur në Gjermani dhe në Botë. Me trajnerin e qytetit të Rottweilit, ku ky trejner ka merita te mdha per sukseset e Luanit. Pastaj vjen Michael Tim, Torsten Schmitz, Valentin Silaghi e shumë të tjerë..Sa i përket kontaktit me institucionet e Kosovës – Nuk kam kontaktuar, mirëpo me deshirë të madhe do ta ndimoja Boksin Shqiptarë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

Kosova Boxing: Boksi i Kosovës është pranuar në AIBA në muajin Korrik. Çfarë duhet të bëjmë që të prezantohemi denjësisht ?

Agim Krasniqi: Jam shumë i gëzuar që Kosova është pranuar nga AIBA. Por Kosovës i duhet të mos humbë kohë, të fillojë të punojë shumë në organizimin e punës, të zgjedhë format më të avancuara dhe metodat e punës te cilat do të mundësonin që boksierët kosovar të kanë suksese në gara ndërkombëtare.

Kosova Boxing: Shqipëria ka më shumë se 20 vite që ka rifilluar boksin nga ndalimi i komunizmit, por i mungojnë rezultatet. Kaq vite kanë kaluar, a mendoni se ka pasur kohë që edhe ne të fitojmë ndonjë medalje ndërkombëtare ?

Agim Krasniqi: Puna 20 vite pa suksese do te thotë dështim në punë. Vetë shteti Shqiptar duhet të mendoje për këtë deshtim.

Kosova Boxing: Deri sa Shqipëria ka pamëvarsuar boksin, Kosova nga vitet 90-ta ka qenë e izoluar që do të thotë do të kemi të vështirë të marrim vetvetën. Çfarë duhet të bërë që të ecim me hapa të shpejtë krahas botës, ku mendoj jemi shumë larg.

Agim Krasniqi: Ne si shqiptar kemi shumë të ri dhe të reja të talentuar për boksin si në Kosovë dhe Shqipëri, por duhet të fillojë një punë të re me metoda të reja të punës.

Kosova Boxing: Kosova dhe Shqipëria kanë trajner të shkathët, dhe strategë botëror si ju në Gjermani, pastaj trajneri i dëshmuar në Kroaci me origjinë shqiptare Leonard Pijetraj i cili mburret me preardhjen e tij dhe është i gatshëm të ndihmoj boksin tonë. Trajneri tjetër Suat Laze në Itali i cili në shumë raste ka qenë asistent i përzgjedhësit të Italisë Francesko Damiani. Dhe trajneri ynë perspektiv në Shqipëri Sead Bushati, profesor i Edukatës Fizike në Universitetin e Tiranës. Pra duke ditur se kemi trajner potencial, a duhet të afrojmë këta njerëz që ndoshta shteteve tjera ju mungojmë, ku besoj se do të arrinim shumë në të ardhmen?

Agim Krasniqi: Unë gëzohem kur ndëgjojë se kemi shumë njohës të boksit. Por të gjithë duhet të punojnë së bashku të bashkuar edhe të ndihmuar edhe nga të tjerët për të arritur sukseset e duhura. Kam respektë të madhë për profesorin dhe trajnerin e nderuar Sead Bushatin. Kam dëgjuar mjaft fjalë nga ti dhe nga të tjerët për personalitetin dhe punën e tij, edhe si trajner dhe si ligjerues. Të bashkuar do të arrijmë shumë suksese.

Kosova Boxing: Edhe një herë ju falenderoj që gjetët kohë. Besoj fjalët e tuaja, sygjerimet e tuaja do ti bijnë në vesh çdo sportdashësi i cili ka për synim të dërgojë boksin përpara.

Agim Krasniqi: Ishte kënaqësi. Jam i gatshëm të kontriboj në çdo moment për boksin shqipëtar.

Foto:  Kosova Boxing

Intervista u zhvillua në hotel Ambasador në Prishtinë nga Artan Vërbica.

3 thoughts on “Ekskluzive: Intervistë me trajnerin Agim Krasniqi

  1. UNE SA PO JU SHOH NUK KA TRAINJER TE MIRE TE KOSOVE,SIKURSE CE KANE CENE PARA SHUME VITESH AGJA IM IHSAN VERMICA,LAH NIMANI ,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.