RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Ekskluzive: Intervistë me Muharrem Hasanin

3 min read

Muharrem Hasani 4Central Room, Prishtinë, 16 mars 2016 – Njëri ndër kikboksierët më të mirë shqiptarë, Muharrem Hasani po qëndron disa ditë për pushime në Kosovë. Z.Hasani gjatë këtyre ditëve ndau një ditë për ne, për të realizuar një intervistë ekskluzive, ku me këtë rast e nderoi agjencionin tonë.

Hasani, dy javë më parë fitoi titullin e vlefshëm botëror “IFN – Illyrian Fight Night”, duke mposhtur romunin Sebastian Ciobanu.

Kosova Boxing: Z. Hasani mirë se vini në vendlindje. Si po ndiheni?
Muharrem Hasani: Mirë ndihem gjithëmonë në Kosovë, kjo është vendlindja ime dhe unë kënaqem duke vizitu të afërmit, miqt, etj. 

Kosova Boxing: Si e vlerësoni fitoren e fundit ndaj Sebastian Ciobanu?
Muharrem Hasani: E vlerësoj një fitore mjaft të madhe dhe të vlefshme. Kam punuar intenzivisht për këtë meç për gjatë tre muajve. Dhe puna dha rezultatin triumfues.

Kosova Boxing: Sebastian Ciobanu është një emër i madh në kikboks, ku para se të përballej me ju kishte 45 meçe profesioniste me bilanc prej 27 fitoresh (4 KO), 17 humbjesh (5 KO) dhe një barazimi. A ju keni frikësu përballjes me te?
Muharrem Hasani: Kur jam ftuar nga miku im, Bekim Kryeziu që të paraqitem në evinimentin e tij, të parin “IFN”, kërkesa ime ka qenë të zhvilloj një duel kundër një kikboksieri të madh. Dhe pas disa ditësh Bekim Kryeziu më ka telefonuar duke më pyetur për Sebastian Ciobanu, dhe kam pranuar menjëherë. Motivimi ka qenë mjaft i madhë për këtë përballje. 

Kosova Boxing: Na thoni sa duhet të stërvisë një kalibër i kikboksierit siç jeni ju për një kundërshtar si Ciobanu?
Muharrem Hasani: Besoni, kam stërvitur plot 3 muaj. Kam humbur 11 kilogramë për të qenë i gatshëm. Kam numëruar vrapimet që kam bërë ku gjithsejt për këtë periudh kam zhvilluar 309 kilometra. Përkushtimi, vullneti, dëshira së bashku me motivimin, dhanë fitoren që më gëzoi pa masë.

Kosova Boxing: Ajo që më ka befasur mua por edhe gjithë opinionin, ishte fitore ndaj Ciobanus  me nakaut në raund të tretë. Dihet fuqia e Sebastian Ciobanus, ku edhe kikboksierët e famshëm si Gokhan Saki, Sergei Laschenko, Freddy Kamayo, Xhevat Poturak, nuk kanë mundur ta mposhtin me nakaut. Si ja dole ti?
Muharrem Hasani: Është e vërtetë atë që thua ti, sepse askush nuk e kishte pritur. Unë pata një strategji ku e dija që Ciobanu është tipik agresiv dhe sulmues gjatë gjithë kohës, dhe vendosa që të luftoj në mënyrë defansive dhe kjo dha rezultat. Ai në një çast humbi kontrollin dhe unë e shfrytëzova duke e mposhtur me nakaut. 

Kosova Boxing: Si janë planet për këtë vit?
Muharrem Hasani: Do të sfidoj titullin e kampionit të botës me 28 maj në Aarau të Zvicrës. Kundërshtar do të kem rusin me nënshtetësi gjermane, Nicolai Falin. Meçi do të jetë në versionin WFC deri -95 kg. 

Kosova Boxing: Deri në fund edhe sa meçe mendoni ti zhvilloni?
Muharrem Hasani: Qëllimi im është që në fund të vitit të luftoj kundër kampionit aktual botëror në “Superkombat”, romunit Andrei “Mr. KO” Stoica. Do të jetë e vështirë kundër tij, por unë synoj fitore edhe ndaj tij. 

Kosova Boxing: A keni për të shtuar diçka për fund?
Muharrem Hasani: Unë dua ti falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur së fundi. Bekim Kryeziun dhe Flamur Kicaj. Pastaj falenderoj Zyber Rudaj, Shkodran Veselin, Faton Vukshinaj, etj. Dhe juve Artan që po jepni çdo rezultat tonin duke u njohur me të arriturat e shqiptarëve të ringut kudo në botë. 

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.