RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Ekskluzive: Intervistë me Dardan Morinën

6 min read

Artan Vërbica

Dardan Morina

SOMA Book Station, Prishtinë, 21 qershor 2016 – Njëri ndër kikboksierët më të mirë shqiptarë, Dardan Morina po qëndron në vendlindje në Kosovë. Morina ekskluzivisht për agjencionin tonë Kosova Boxing tregon për planet e mëtutjeshme.

Kosova Boxing: Dardan, mirë se na vjen në Kosovë. Pas një viti të stërngarkuar ju keni gjetur disa ditë edhe për bashkfamiljar, miq por edhe për gjithë adhuruesit e tuaj në Kosovë?

Dardan Morina: Ju faleminderit për kohën dhe pritjen tuaj Artan. Gjithë është gëzim i madh kur të jam në vendlindje.

Kosova Boxing: Keni shënuar dy fitore të rëndësishme këtë vit ndaj Jack Fallon dhe Sean Campbell. Ndaj Fallon patet probleme ndersa ndaj Campbell i dhate KO shume shpejtë. Si i përshkruani këto dy fitore të rëndësishme?

Dardan Morina:  Jack Fallon ka qenë një luftëtar i fortë. WKU Kampion i botës në një peshë më të ulët në 70 kg, dhe dëshironte të marrë edhe titullin tim që mbaja unë deri 76 kg,  për ti bërë dy titujt botëror të WKU-së për veti. Ishte një kundërshtar i fortë dhe i papërshtatshëm dhe shumë më i gjatë se unë. Por, unë për pesë raunde tregova se ai duhet të zbresë në kategorinë e tij duke i treguar se jam më i mirë. Ndërsa, Campbell ka qenë një meç me një emocion të madhë. Ai bëri gabimin dhe unë e shfrytëzova duke e nakautuar. Që në fillim e zbulova dobësinë që kishte, ai lëntë anën e djathtë të pambuluar dhe unë e shfrytëzova.

Kosova Boxing: Çka mund të presim nga Dardani deri në fund të vitit 2016, edhe sa meçe dhe a do të sfidoni edhe ndonjë titull tjetër?

Dardan Morina: Besoj që do ti zhvillojë edhe  2 meçe deri në fund të vitit. Jemi në bisedime me televizionin SAT1 për planifikimin e evinimenteve.

Kosova Boxing: Në adresën e Kosova Boxing vijnë shumë emaila, disa janë të kënaqur me rezultatet tuaja, ndërsa disa dëshirojne më shumë. Per veç titullit WKU, a mendoni të fitoni edhe ndonje titull tjetër boteror apo ndonjë garë të madhe?

Dardan Morina: Kam fituar deri më tani shumë tituj botëror si ISKA, WKA, WKU në dy diciplinat full Muay-Thai dhe në K-1 deri 76 kg, si dhe në WMPF dhe IMC. Këto dy të fundit adhurohen shumë nga tajlandezët dhe gjithmonë është vështirë të fitohen. Por, e kuptoj që adhuruesit gjithmonë kërkojnë më shumë. 

Kosova Boxing: Është përmendur Andy Souwer që do të mund të keni meç me te.

Dardan Morina: Po, menaxhmenti im ka qenë në bisedime me te. Nuk jemi pajtuar për kushtet. Ndoshta në të ardhmen mund të dyuftoj me te. Ai është njeri ndër më të mirët të gjitha kohërave dhe do të jetë interesant. 

Kosova Boxing: Meçi më i padëshiruar për ju ishte ai i vitit të kaluar kundër belgut, Cedric De Keirsmaeker. Me te meçi përfundoi “No Contest”. Ju dominuat meçin që nga fillimi, por ai ishte i papastër duke ju rrëzuar dhe lënduar serizisht dorën ku pas kësaj qëndruar deri të nesërmen në spital.

Dardan Morina: Po, më ka mbetur borgj nga viti i kaluar. Ishte mjaft i ndytë. Ai më kapi dhe më rëzoi ndërsa unë nuk ishte në gjendje të vazhdoj meçin. Ju kam premtuar pikërisht juve revanshin ndaj tij, dhe do ta kemë këtë vit. Ndoshta do të jetë kundërshtari im i radhës. 

Kosova Boxing: Kur jemi te diciplinat a më shumë e preferoni K-1 apo Muay-Thai.

Dardan Morina: Kam zhvilluar shumë meçe edhe në Muy-Thai, por K-1 më përshtatet më shumë.

Kosova Boxing: Po ndonjë turne të madh si Glory, a keni synuar ndonjëherë?

Dardan Morina: Kam pasur oferta dhe akoma më vijnë. Por, Glory nuk e ka më atë reputacionin e turneut më të mirë në botë siç e ka pasur. Aty nuk po i pagujn luftëtarët shumë për të marrë pjesë më shumë kampiona botëror dhe të jetë më garrues. Prandaj, për momentin zhvilloj meçet në WKU ku ka reputacion më të madhë.

Kosova Boxing: A e vlerësoni vetën më të mirin në botë deri 76 kg?

Dardan Morina: Në kategorinë time deri 76 kg, jam i gatshëm të përballem me çdo kend.

Kosova Boxing: Jeni treguar i sukseshëm dhe si menaxher ku se fundi në Igolstadt, babai i juaj Milazimi dhe vëllai Gentiani organizuan ngjarjen së bashktu me Stekot, menaxherat tuaj, një ngjarje mbrsëlënëse. Ju e mbushët palestren përplot. Sa e keni më lehtë kur ju keni mbështetjen nga babai dhe vëllai?

Dardan Morina: Po është e vërtetë. Dëshmuam në Ingolstadt se kemi emër, respekt, dhe krijuam një atmosferë të madhe. Palestra siç thatë edhe ju ishte përplot me 3700 shikues, dhe gjithçka shkoi mirë, si organizimi dhe si fitorja ime që ishte me KO. E bërëm për qytetin tonë ku ne jetojmë dhe veprojmë dhe të gjithë dolën të kënaqur. Kjo na gëzoi pa masë. Unë ndjehem mirë që kam përkrahës të madhë që familja gjithmonë më ka përkrahë.

Kosova Boxing: Ke mposhtur disa emra të mëdhenjë në karrierë si Jack Fallon, Sean Campbell, Michal Halada Dominik Zadora , Jose Barradas. Si i përshkruani këto fitore?

Dardan Morina: Të gjithë kanë qenë kundërshtar me eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Më të ëmblat fitore mbesin ato katër meçet nga pesë të përmendurit, ku katër prej tyre i mposhta me knock-out. 

Kosova Boxing: Viti 2013 ishte viti më i sukseshëm i juaji që Kosova Boxing e ka vlerësuar. Po këtë vit me 2013, Kosova Boxing ju zgjedhi kikboksierin e vitit. Ju patët 5 meçe gjatë stinorit, duke shënuar 5 fitore, ndaj Wilfred Martin, Mehmet Balok, Filip Kulawaski, Kade Sherlock, Mario Agatiq. A do të mundeni që edhe këtë vit të arrini të njejtin rekord dhe ndoshta edhe me tejkalu me 6 fitore?

Dardan Morina: 6 meçe janë shumë (qeshët Morina). Në kontratë kam që të zhvilloj nga tre deri pesë meçe. Janë meçe të forta të gjitha dhe nuk mundemi të përgatitetemi për më shumë.

Kosova Boxing: Agjencioni ynë Kosova Boxing ju ka përkrahur gjithmonë. A mendoni që Kosova Boxing ka ndikuar në karrierën tuaj dhe që njerzit me të njoft më shumë, sidomos për sukseset e tuaja tek shqiptarët?

Dardan Morina: Agjencioni Kosova Boxing është shumë i rëndësishëm per neve sportistët në diasporë. Në karrierën time ka ndikuar me siguri,  por besoj edhe për tjerët i ka mundësuar me i njoft dikush. Nepermjet juve kam njohur edhe shumë sportist nepër botë.

Dardan Morina: Kosova Boxing është zëri i luftëtarëve shqiptar.

Kosova Boxing: Bashkpunimi i juaj me televizionin publik të Kosovës, RTK, ju ka ndihmuar shumë në afirmimin tek shqiptarët. Si e komentoni këtë?

Dardan Morina: Pa transmetimin e meçeve të mija në RTK dhe pa ndihmën e redaktorit Blerim Vuniqit nuk do të isha kaq i njohur në Kosovë. Blerimi është treguar me mua gjithmonë real, dhe e falenderoj edhe nëpërmjet Kosova Boxing. 

Kosova Boxing: Për fund?

Dardan Morina: Unë jam krenar që jam shqiptarë dhe krenar poashtu që ne shqiptarët mbështesim gjithmonë njeri-tjetrin. Së bashku kemi arritë të jemi të sukseshëm në skenën internacionale. Shqiptarët njihen si sportistë të fortë, jo vetëm në sporte luftarake.

www.kosovaboxing.org
22 qershor 2016

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.