RTK

RTKLive
25 Nëntor, 2020

Egzon Maliqaj vazhdon të shkëlqej

1 min read

Primaturnhalle, Sissach, Zvicër, 24 tetor 2020 – Egzon Maliqaj ka shënuar një fitore tjetër të rëndesishme në Sissach të Zvicrës. Maliqaj (8-0-1, 6 KO) mposhti serbin Sladjan Dragisic (5-21-2, 3 KO) me nokaut teknik në raund të shtatë.

Me këtë fitore të vlefshme Maliqaj ka sigurar të drejtën të sfidoj titullin e kampionit të Zvicrës e cila mund të zhvillohet në fillim të vitit 2021 nëse gjithçka do të jetë në rregull me virusin covid i cili ka përshkallëzuar situatën me valën e dytë e cila ka nisur në gjithë Evropën.

Maliqaj një boksier vetëmohues gjatë karrierës së tij ka mposhtur disa boksier të respektuar si kolumbianin Weimer Jaramilo duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë, si dhe grekun Thodoris Ritzakis, të dytë edhe reprezentues të kombëtarëve të tyre sa ishin boksier amator. E gjithë kjo tregon se Maliqaj me menquri dhe menaxhim të mirë po i afrohet synimeve të tij.

www.kosovaboxing.org
25 tetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.