Boxcamp P1, Hellersdorf, Gjermani, 30 shtator 2017 – Edonis Beqiri ka arritur të shënoj edhe një fitore të vlefshme drejt rrugës së tij drejt ngritjes së boksierit profesionist. Beqiri pati përballë boksierin nga Amerika Latine, brazilianin Filipe DaSilva, një boksier që në debutim pati barazim, por me një bagazh të madhe nga boksi amator. Ashtu siç u pritë që Beqiri nuk do ta ketë edhe aq lehtë, ashtu dhe doli ku Beqiri dominoi meçin e vështirë duke mos e përmbysur, por që arriti të fitoj çdo raund duke fituar me vendim unanim.

“Kundërshtari ishte mjaft i vështirë. Unë fitova çdo raunde por ishte i vështirë ta nakautoj. Ky meç më ndihmoi mjaft shumë dhe shpresoj të më ndihmoj në të ardhmen” theksoi Beqiri për Kosova Boxing.

Kjo është fitorja e gjashtë për Beqirin në karrierën e tij në po aq meçe, tre me ndërprerje. Ndërsa Felipe DaSilva pësoi humbjen e parë në karrierë.

www.kosovaboxing.org
2 tetor 2017