RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Edonis Beqiri një talent i boksit që po marshon drejt suksesit

1 min read

Edonis Beqiri është një emer që po shënon rezultate kulminante në boksin profesionist këtë vit. Boksieri me origjinë nga Gjilani, por i lindur në Coburg të Gjermanisë, deri më tani ka zhvilluar pesë meçe në boksin profesionist, duke shënuar të gjitha fitore, tre prej tyre me ndërprerje. 

Së fundi Beqiri (5-0, 3 KO) këtë fundjavë në Nurnberg të Gjermanisë mposhti gjeorgjianin, Giga Nadiradze (24-19-1, 11 KO) me nakaut teknik në raund të katërt. 

Kush është Edonis Beqiri?
Edonis Beqiri u lind me 27.01.1995 në Cubueg të Gjermanisë. Edonisi pasi mbushi dy vjet kthehët në Kosovë me nënën, dy vëllezërit dhe motrën, për shkak të mos sigurimit të nënshtetësisë gjermane, por babai i tij mbeti në Gjermani duke punuar dhe duke shpresuar në bashkim familjar. Pas 10-viteve, kur Edonisi ishte 12-vjeçar familja bashkohet duke u transferuar në Gjermani, por kësaj radhe në kryeqytetin gjerman në Berlin. Edonisi vazhdoi klasën e 7-të fillore në Gjermani. Pas disa viteve Edonisi filloi boksin duke pasur suksesë ku zhvilloi 52 meçe me një bilanc prej 47 fitoresh dhe 5 humbjesh. Për 6 vite, Edonisi arriti të fitoj titullin e Berlinit. Ai mori pjesë edhe në disa turne ndërkombëtare jashtë Gjermanisë duke fituar çmime të mëdha si në Poloni, Holandë, Bjellorusi, etj. 

Edonisi në vitin 2016 vendosi të kaloj në boksin profesionist. Ai deri më tani fitoi 5 meçe, (5 KO) në po aq meçe. 

www.kosovaboxing.org
20 korrik 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.