RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Edmond Xhelili kundër Jeffrey Anderson me 13 Gusht

1 min read

Luftëtari ynë i ringjeve MMA, Edmond Xhelili do të ketë duel me 13 Gusht në “Phoneix Arizona Dodge Dome” me amerikanin Jeffrey Anderson. Luftëtari ynë nga Presheva deri më tani ka zhvilluar katër duele semi-pro, dhe të gjitha deri më tani i ka fituar, tre prej tyre edhe para kohe me KO. Kundërshtari i Xhelilit, Jeffrey Anderson poashtu është i pamposhtur, ku ka zhvilluar dy duele dhe të dy luftat ka shënuar fitore. Dueli Xhelili vs Anderson do të zhvillohet në njërën ndër organizatat më të forta në botë sa i përket ringjeve MMA, Strike Force – Challangers. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm për luftëtarin tonë dhe një sfide e rëndësishme për vazhdimin e karierës së tij. Kosovaboxing.org vazhdimisht ka përcjellur karierën e tij dha nga ajo që ka treguar Xhelili deri më tani, ai shpreson mjaft shumë.

Krenar Fejzullahu
5 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.