RTK

RTKLive
18 Mars, 2024

Edison Zani – boksieri që premton shumë

3 min read

Artan Vërbica
19 korrik 2020

Foto: Eroll Popova

Seebuhne Elbauenpark, Magedburg, Gjermani, 18 korrik 2020 – Në një ambient të bukur të hapur e organizuar nga njëri ndër klubet më të mëdhenjë gjerman, SES Boxing, u organizua ngjarja e boksit këtë fundjavë në Magdeburg të Gjermanisë. Gjithçka ishte e bukur e organizuar tej mase mirë pasi e gjitha bota është duke luftuar me virusin vdekjeprurës, Covid 19. Por, SES Boxing tregoi se dij të bëjë edhe nën vështirësi dhe këtë me kufizime dhe me pak spektator, gjithësejt ishte e organizuar për 600 persona, me ulëse dy me dy, nga dy metra larg njëra-tjetrës.

Zani mposht Maurice Morion me vendim unanim
Për Kosova Boxing kjo ngjarje kishte rëndësi të madhe, pasi aty boksoi talenti i boksit shqiptar, Edison Zani. Zani (4-0, 1 KO) shënoi fitoren e katërt në boksin profesionist në po aq meçe. Ai përball kishte të pamposhturin gjermanin Maurice Morio (5-1-0, 3 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas katër raundeve. Dueli ishte sfidues gjatë gjithë meçit ku Zani fitoi pastërt duke u dëshmuar edhe njëherë potencialin që ka.

Ai menaxhohet nga njëri ndër menaxherët më të njohur në Gjermani por edhe më gjerë, Bernd Boente, që dikur ishte edhe menaxher edhe i vëllezërve Klitschko. Trajner i tij është Christian Morales.

Kush është Edison Zani?
Për ata që nuk e kanë ndëgjuar emrin e tij, do të kanë mundësin ta njohin dhe të ndëgjojnë në vitet në vijim për rezultatet që pritet të shënoj ky djalosh i uritur për suksese, ku me urtësin e tij punon pa ndërprerë duke kërkuar suksesin. Ai në Gjermani konsiderohet si njëri ndër talentët më të mëdhenj me një të ardhme të ndritshme. Koha do t`a dëshmojë!

Zani u lind në Tiranë me 27 shkurt 1997. Ai filloi boksin kur ishte vetëm 8-vjeçar në klubin e boksit Enea në Tiranë te trajneri Ilir Shameti. Si fëmijë u shqua talenti i tij. Gjatë periudhës së rrugëtimit të tij ai fitoi shumë tituj në Shqipëri duke kërkuar suksesin për Gjermani, kur ishte 17-vjeç. U stacionua më pas në Hamburg ku vazhdoi boksin në klubin “Giants” të Hamburgut. Edhe në Gjermani u shqua duke arritur suksese dhe duke fituar edhe titullin individual në Bundesliga. Ndonëse ishte i suksesshëm ai u anashkalua nga përfaqësuesit gjerman, duke merituar vendin në kombëtaren gjermane me suksesin e arritur.

Me 65 meçe amatore, me bilanc prej 63 fitoresh dhe vetëm dy humbje, në moshën 22-vjeçare, kaloi në boksin profesionist. Trajneri i tij Morales dhe menaxheri Boente i besuan se Zani është mjaftueshëm i pjekur për të bërë hapin e duhur dhe kjo deri më tani po jap rezultat. Vitin e kaluar shënoi tre fitore, këtë vit zhvilloi vetëm një për shkak të situatës me virusin Covid 19. Ai pritet që meçin e radhës ta zhvilloj në muajin gusht.

Kosova Boxing afër çdo boksieri shqiptarë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.