RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Edis Tatli vs.Teofimo Lopez këtë fundjavë në Madison Square Garden

1 min read

Kampioni i trefishtë evropian dhe një herë sfiduesi i kampionit të botës, prizrenasi Edis Tatli (31-2-0, 10 KO) me 20 prill në Madison Square Garden në New York do ti matë forcat me amerikanin e pamposhtur Teofimo Lopez (12-0, 10 KO). Ky duel do të jetë parameç i duelit ndërmjet amerikanit Terence Crawford dhe britanikut Amir Khan e vlefshme për titullin e kampionit të botës në kategorinë velter në versionin WBO. Meçi do të jetë nën organizimin e patronatit të madh të boksit botëror, Top-Rank nga promoteri legjendar Bob Arum.

Teofimo Lopez është një boksier me zhvillim e sipër të madh i cili konsiderohet si njëri ndër boksierët më perspektiv në botë. 12 fitoret e tij në po aq meçe, 10 me nokaut kundër kundërshtarëve të denjë, tregojn për potencialin e tij. Ai renditet i 9-ti në versionin IBF.

Ndërsa për Tatli e kemi cekur disa herë shkathësit që posedon dhe jo rastësisht Kosova Boxing ka zgjdhur atë tre herë boksierin e vitit duke zënë dy herë edhe vendin e parë në ballinën e Kosova Boxing Magazine. Tatli renditet i 3-ti në IBF dhe fituesi do të zë vend si i pari apo i dyti në IBF.

“Kam ëndërruar për tu paraqitur në SHBA. Dhe tani ëndrra jetësore ka ardhur. Me 20 gusht do të triumfoj” theksoi Tatli për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
15 prill 2019 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.