RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Edis Tatli më i votuari në Finlandë

1 min read

Në ueb-faqen e ekipit finlandez “Boxing Night” të promoterit Pekka Maki është dal një sondazh ku të gjithë finlandezët pyeten se cili do të jetë kampioni i radhës evropian nga Finlanda. Në këtë listë janë vënë emrat e boksierëve momentalisht më të mirë që mbrojnë ngjyrat e shtetit skandinav e ndër ta edhe të boksierit tonë Edis Tatli, dhe të tjerë. Tatli kryeson renditjen ku tifozët finlandezë mendojnë se ai do të jetë i pari nga këta që do të rrembejë titullin evropian.

Kjo është renditja aktuale:

Edis Tatli – 115 vota – 45% nga votuesit
Jussi Koivula – 96 vota  – 38% nga votuesit
Niko Jokkinen – 10 vota – 4 % nga votuesit
Jarno Rosberg – 5 vota – 1 % nga votuesit

Boksi në Finlandë në vitet e fundit ka shënuar progres të madh, deri sa boksieri ynë Edis Tatli është duke u përgatitur për sfidën që do të ketë në muajin shtator ku do të sfidon titullin e Bashkimit Evropian EU-EBU. Për lajme të tjera për Edisin do t`iu lajmërojmë ekskluzivisht në Kosova Boxing.

Foto: Shpend Ahmeti

Kosova Boxing
17 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.