RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Edis Tatli mbron titullin EBU

1 min read

Edis Tatli 1Espoo, Finlandë, 18 mars 2016 – Edis Tatli ka mbrojtur titullin e kampionit evropian në versionin EBU me suksesë duke mposhtur italianin, Massimiliano Ballasai me vendim unanim pas 12 raundeve. Të tre gjyqëtarët kanë vlerësuar fitoren e boksierit tonë, Christophe Fernandez me 118-110, Fabian Guggenheim me 117-111 dhe Freddy Rafn me 118-110. 

Tatli vs. Massimiliano BallisaiMe këtë fitore Tatli ka bilanc prej 27 fitoreve (9 KO) dhe një humbje. Ndërsa Ballasai pësoi humbjen e tretë në karrierë, karshi 20 fitoreve (12 KO).

Tatli dy vite më parë sfidoi titullin e kampionit në versionin WBA, duke pësuar nga Richar Abril me vendim të një anshëm. Ai kërkon sfidën e dytë për brezin e WBA-së. Tashmë pronar i këtij titulli është britaniku Anthony Crolla. Crolla titullin WBA do t`a mbroj me 7 maj në Mançester ndaj venezuelasit, Ismael Barroso. Por, pas këtij meçi mund që Tatli dhe Crolla të kenë sfidën tjetër për titullin e kampionit në WBA në Britani të Madhe apo në Finlandë.

Kosovaboxing.org
19 mars 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.