RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Dy vjet nga vdekja e trainerit tonë legjendar Lah Nimani

2 min read

Sot me 20 Shkurt, u bënë dy vjet nga vdekja e trainerit tonë legjendar, Lah Nimani. Traineri ynë ndrroi jetë pas një sëmundje të shkurt në Oklahoma të Shteteve  Bashkuara të Amerikës. Arkivoli i Lah Nimanit ishte sjellur në Kosovë një javë më pas, kur varrimi i legjendës u bë me 2 Mars 2008 në varrezat e Prishtinës.

Në vitin 1998 Lah Nimani ishte për vizitë te biri tij, Istrefi, në Oklahoma të Amerikës, atëhere filloj lufta në Kosovë dhe ai mbeti atje. Mbas çlirimit të Kosovës, ai ishte një herë në Kosovë ku qëndroi disa javë, mirpo u rikthye në SHBA, për ti rregulluar disa dokumente për pensionin e tij, dhe fati deshti që të vdes atje. Dëshira e tij më e madhe ishte  realizuar,  ku Kosova u çlirua. Bashkëpunimi i analsititi tonë Artan Vërbica  me Lah Nimanin ka vijuar gjithëmonë dhe kjo mbetet prapë me të birin e tij. Lah Nimani para se të vdiste në shenjë rrespekti, kishte sjellur një fotografi ku ne me endje e mbajmë dhe e kemi te rubrika e Legjendave.

Ai përgaditi për katër herë boksier për Lojrat Olimpike (1976,1980,1984,1988). Baca Lah ka edhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike si trainer  në Moscow (1980) të Rusisë me boksierin serb, Sllobodan Kacar, çka asnjë shqiptar deri më sot nuk ka sjell medalje të artë.  Për Lah Nimanin të flasim na duhen ditë dhe muaj të tërë, por është ky njeri i cili tashmë është legjendë dhe puna e tij sdo të harrohet kurrë, sepse janë gjeneratat të cilit brez pas brezi do të mësojnë për të.

Për më shumë për jetën dhe sukseset e Lah Nimanit mund të lexoni te rubrika e jonë, Legjendat, e përgaditurkatër vite më parë nga Artan Vërbica.

Vepra e tij nuk vdes kurr, ai do të përkujtohet gjithëmonë. Lavdi legjendës tonë, Lah Nimanit…

Agon Ahmeti
20 Shkurt 2010

2 thoughts on “Dy vjet nga vdekja e trainerit tonë legjendar Lah Nimani

  1. me vjen mire qe e keni perkujtuar dy vjetorin e vdekjes se trajnerit te pa vdekshem te boksit,Lah Nimani.
    vetem mund te ju pergezoj per punen q

  2. me vjen mire qe e keni perkujtuar dy vjetorin e vdekjes se trajnerit te pa vdekshem te boksit,Lah Nimani.
    vetem mund te ju pergezoj per punen qe beni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.