RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Dy ikonat e boksit Luan Krasniqi dhe Danny Williams kryqëzojnë dorezat këtë të shtunë në Ludwigsburg të Gjermanisë

2 min read

Luan Krasniqi dhe Danny WilliamsIkona e boksit tonë Luan Krasniqi ka kohë që “i ka varur dorezat në gozhdë”, por kjo assesi nuk do të thotë se ai ka hequr dorë nga aktivitetet e tij sportive me karakter humanitar. Dhe kjo ka bërë që Luan Krasniqi sërish t`i kthehet ringut. Kështu, që dy herë ish-kampioni evropian në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, do të takohet me ish-sfiduesin e titullit të botës, boksierin që mposhti Legjendën e boksit botëror, Mike Tyson. E ky është britaniku,Danny Williams.

Krasniqi dhe Williams do të kryqëzojnë dorezat me 7 nëntor në qytetin e shkrimtarit-letrarit të madh gjerman dhe botëror, Friedrich Schiller në qytetin Ludwigsburg të Gjermanisë. Dueli i gjigantëve do të zhvillohet në Palestrën Extra moderne e ndërtuar me 2009, MHP Arena me kapacitet prej 7200 ulësve, që vetëm boksieri ynë mund ta mbushë.

Krahas Krasniqit në Ludwigsburg do të paraqiten edhe disa yje tjera botërore, si ish-kampioni botëror Firat Arslan, tre herë sfiduesi i titullit të botës Francois Botha, ish-kampioni evropian në tajboks Uwe Huck, cili është bashkë organizator me Luan Krasniqin, si dhe kampionja e botës në kategorinë mizë, Ozlem Shahin.

Kjo do të jetë ngjarja e dytë humanitare “Charity Fight”. E para ishte mbajtur para dy viteve me 2013 dhe kishte pasur suksesë dhe jehonë të madhe si në Gjermani poashtu dhe në Kosovë. Përfitimet nga gjithë ngjarja Krasniqi i ka dhuruar, Fshatit “SOS Kinderdorf” në Prishtinë.

Luan Krasniqi që nga ndërtimi i strehimorës për fëmijët SOS Kinderdorf në Prishtinë, ka ndihmuar gjithandej nëpër botë dhe sidomos në Kosovë.

Artan Vërbica
3 nëntor 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.