RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Duel miqësor ndërmjet klubit të boksit Gollaku dhe Teuta

2 min read

Gollaku vs. TeutaPrishtinë, 28 shkurt 2014 – Dy klubet e boksit Gollaku nga Prishtina dhe Teuta e Durrësit kanë bërë hapin e parë të bashkpunimit duke zhvilluar duelin e parë të sparringut në Prishtinë. Me incijativën e dy trajnerëve z. Besim Brahimi dhe z. Jani Nano u realizua duke sjellur freski dhe duke japur mundësi boksierëve të rinjë të ndjenjë ethet e para të ringut. Për fituesin nuk kishte shumë rëndësi, e rëndësishme ishte incijativa e cila duhet të vazhdoj edhe në klubet e tjera. Dueli i dytë i tyre do të zhvillohet pasi disa javëve në Durrës ku mikpritjen e nikoqirit të klubit të boksit Gollaku, dëshiron që t`ia rikthej klubi i boksit Teuta në Durrës.

“Jemi pritur mjaft mirë duke falenderur klubin e boksit Gollaku. Shpresojmë të vazhdojmë dhe këto incijativa ti bëjmë tradicionale. Ne kishim një sparring meç edhe me klubin e boksit Tirana javën e kalaur duke bërë meçe sa më shumë për skuadrën time” theksoi Jani Nano për Kosova Boxing.

Ndërkohë trajneri Besim Brahimi u nda i kënaqun me duelin e zhvilluar. “Pas disa javëve edhe ne do të udhëtojmë drejt Durrësit. E falenderoj klubin e boksit Teuta që na ka nderuar dhe ka ardhur të zhvillojmë këtë meç sparringu” tha Brahimi për Kosova Boxing.

Meçet:
48 kg – Patriot Behrami (KB.Gollaku) vs. Ardit Boriçi (KB.Teuta) – Barazim
Në konkurrencën juniore (15-vjeçar)

75 kg – Temë Ademi (KB.Gollaku) vs. Mani Çela (KB.Teuta) – TKO – 2
Në konkurrencën e kadetëve (18-vjeçar)

69 kg – Tahir Ibrahimi (KB.Gollaku) vs. Armando Cani (KB.Teuta) – TKO I – 2
Në konkurrencën juniore (15-vjeçar)

75 kg – Donat Pllana (KB.Gollaku) vs. Endri Krasniqi (KB.Teuta) – Barazim
Në konkurrencën e kadetëve (18-vjeçar)

52 kg – Kleviz Vrapi  (KB.Gollaku) vs. Ardit Nurja (KB.Teuta) – UD 3
Në konkurrencën juniore (15-vjeçar)

Për më shumë dhe fotogaleri vizitoni faqen e Kosova Boxing në facebook. https://www.facebook.com/groups/109561245726515/

Kosovaboxing..org
28 shkurt 2014

 

1 thought on “Duel miqësor ndërmjet klubit të boksit Gollaku dhe Teuta

  1. Jam boksier I teutes du te shoh. Fotot e bera dhe te antaresohem ne kete. Faqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.