Die. Gus 9th, 2020

Donjeta Sadiku kampione e Evropës për të reja

1 min read

donjeta-sadiku-fiton-te-artenPas suksesit të jashtzakonshëm të vitit të kaluar kur doli e dyta e botës në konkurrencën e të rejave në Tajvan, Donjeta Sadiku sot arrinë edhe një suksesë të madhe. Ajo fiton të artën për të reja në Kampionatin Evropian në Ordu të Turqisë.

Në meçin final Sadiku ishte shumë më e mirë se rivalja e saj nga Ukraina, Maria Cherednichenko. Gjatë gjithë meçit Sadiku me goditje të shumta e dërrmoi në tërësi rivalen e saj, duke mos i dhënë mundësi të kundërpërgjigjet. Në fund gjyqtarët nuk e patën të vështirë dhe me vendim unanim e shpallën fituese Donjeta Sadikun.

Meritat për këtë fitore në finale i takojnë edhe trajnerit të saj, Besim Brahimi, e cili gjatë gjithë meçit ishte aktiv, duke i dhënë instruksionet e duhura për boksieren e tij.

www.kosovaboxing.org
26 shtator 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.