RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Don King më i zoti se Saurland. E fiton tenderin për organizimin e meçit Huck dhe Afolabi!

1 min read

Marco Huck vs. Ola AfolabiPromoteri i njohur Don King ka bërë një hap çuditërsiht duke blerë duelin ndërmjet gjermanit Marco Huck dhe britanikut Ola Afolabi. Edhe pse Don King 81 vjeçar ai ende është i fortë dhe i gatshëm të bëjë surpriza, por kësaj radhe ai mori këtë tender në Gjermani ku luftën e Huck dhe Afolabit do të zhvilloj në muajin Maj në Berlin të Gjermanisë.

Fillimisht ishte Saurland që donte të blinte këtë të drejtë duke dashur të emitoj në Televizionin gjerman ARD, por e humbi për 914.000 $. Tashmë dueli mund ti ipet ndonjë televizoni tjetër.

“Kurrë më parë një promoter amerikan nuk investoi një shumë të mëdhe parash për të organizuar një meç për titull të kampionit botëror në Gjermani” theksoi menaxheri i përgjithshëm i Saurland Event Chris Meyer.

Don King më parë bashkëpunonte me promoterin turk Ahmet Oner, por si duket ai dhe Wilfred Saurland më tutje do të menaxhojnë së bashku Marco Huck-un ku sigurisht që kanë plane të mëdha për të ardhmen.

Sipas agjencionit të lajmëve “Boxing Today” dueli do të mbahet me 25 Maj në Berlin, ndërsa Marco Huck do të përfitoj 1.200.000 $, kurse Ola Afolabi 300.000 $.

Foto: Eroll Popova

Artan Vërbica
28 Shkurt 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.