RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Doli në shitje: Kosova Boxing Magazine

2 min read

Nga sot në gjithë tregun kosovar doli në shitje revista e parë shqipe për boksin shqiptar, Kosova Boxing Magazine. Kjo revistë e para e këtij lloji do të jetë e para e kësi lloji tek ne. Revistën nga e hëna 21 Maj, do të mund të gjeni edhe në Shqipëri dhe Maqedoni. Revista është e gjithë ekskluzive dhe e paparë deri më tani:

Përmbajtja:

4-7 – Intervistë me Luan Krasniqin
(Boksi, sporti i vetëm që mundet me lartësu shtetin e Kosovës)
8 – Liridon Zeqiri
(Boksieri më i mirë i Kosovës për vitin 2010-2011)
9 – Boks Olimpik
(Nimani shpresa e vetme olimpike e boksit shqiptar)
10-11 – Besim Kabashi
(Vdekja tragjike e yllit të kikboksit)
12 – Muhammed Ali
(Kremtoi ditëlindjen e 70-të)
13 – Reportazh nga meçi Huck vs. Povetkin
(Rusët u treguan më të fortë se boshnjakët)
14-15 – Porsche Arena
(Kosova Boxing ishte mediumi i vetëm shqiptar nga Saurland Event)
16-17 – Kush janë shqiptarët që ngritën flamurin kombëtar në palestrën e Manny Pacquaio

(Rrefimi i Zenunaj dhe Hadergjonaj)
18 – Ministri i Sportistëve
(Memli Krasniqi)
19-20 – Intervistë me Nysret Rexhepin
(Boksit kosovar i duhet një njeri si Lah Nimani)
21 – Analizë
(Kategoria e rënd në kërkim të një kampioni të vërtetë)
22 – Reportazh
(Shala, Nimani dhe Canolli dhurojnë spektakël në Pejë)
23 – Reportazh
Naim Terbunja debuton me suksesë në boksin profesionist
25 – Arnold Gjergjaj
(Grushti më i fortë se i Klitschkove)
26-29 – Histori
(Kampionati Ballkanik në Prishtinë – 1987)
30-31 – Fotogaleri
(Palestra e Luan Krasniqit)
32-33 – Fotogaleri
(Povetkin vs. Huck)
34 – Treshja shqiptare nga Maqedonia)
(Krenaria e e Zvicrës dhe e gjithë shqiptarëve)
35 – Posteri
(Shpetim Shala)
36 – Posteri
(Bielefielder Fight – Night )

Çmimi do të jetë:
2 euro – Kosovë
250 lekë – Shqipëri
120 denar – Maqedoni
3.5 euro – Evropë

Disa që dëshirojnë të kenë këtë revistë, mund të rezervojnë dhe të porosisinë te këta persona :

Artan Vërbica –  (përgjegjës për Kosovë) +377 (0) 44 297 260
Sead Bushati – (përgjegjës për Shqipëri) +355 67 275 2474
Avdyl Salihu – (përgjegjës për Maqedoni) +389 752 42 808
Granit Shala – (përgjegjës për Evropë) +49 162 287 07 17

Agjensioni Kosova Boxing
18 Maj 2012

2 thoughts on “Doli në shitje: Kosova Boxing Magazine

  1. Urime Artan dhe te gjithve stafit te KosovaBoxing per Revisten e pare te Kosova Boxing. E lexova bashk me familjen dhe te pergezoj se ish Revistë e mrekullushme, vetem suksese te metutjeshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.